Bekim Jashari si kryetar i pavarur, por zgjedh drejtorët e PDK’së

Bekim Jashari si kryetar i pavarur, por zgjedh drejtorët e PDK’së

Djali i heroit Hamëz Jashari, Bekimi, në zgjedhjet lokale të tetorit të këtij viti ka fituar votat e qytetarëve të komunës së Skenderajt si kandidat i pavarur për kryetar. Ai ka zgjedhur ekipin e tij me të cilin do të qeverisë në katër vjetët e ardhshëm me komunën e Skenderajt, duke emëruar zëvendës të tij […]

Ndonëse zyrtarisht emrat e drejtorëve të drejtorive ende nuk janë bërë publik, tashmë dihet se shumica e tyre apo 90 për qind e tyre janë përfaqësues të PDK-së. Jashari dhe ekipi i tij janë përkujdesur që shumë prej asamblistëve të PDK-së t’i kthejë nga vetja dhe në këtë mënyrë ka bërë numrat që pa asnjë problem të marrë vendime në Kuvendin e Skenderajt, shkruan sot Gazeta Zëri

Se ka përçarje të madhe në PDK-në e Skenderajt ka treguar mbledhja konstituive e Kuvendit kur është zgjedhur kryesuesi. Qëndrimi i Degës së PDK-së dhe propozimi i Grupit të Këshilltarëve të PDK-së ishte që postin e kryesuesit ta merrte edhe për një mandat tjetër Ismet Salihu, i cili ishte edhe bartës i listës së PDK-së në zgjedhjet e tetorit, por ndodhi ajo që ishte përfolur shumë kohë më përpara se grupi tjetër i këshilltarëve të PDK-së “ka kaluar në anën tjetër”, në anën e Nuredin Lushtakut dhe se kryesuese do të jetë Fatbardha Haliti.

Me votat edhe të asamblistëve të opozitës, Haliti mori udhëheqjen e Kuvendit për katër vjetët e ardhshme, ndërsa Ismet Salihu, i cili për tri mandate ka qenë kryesues, është dashur të pajtohet vetëm me ulëse në Kuvend. Ngjarjet kanë treguar qartazi se në PDK-në e Skenderajt ka dy fraksione, njëri i Sami Lushtakut, i cili është kryetar i Degës së PDK-së në Skenderaj dhe tjetri i Nuredin Lushtakut, i cili pak para zgjedhjeve nacionale të qershorit bashkë edhe me Bekim Haxhiun dhe Rafet Ramën janë zgjedhur nënkryetarë të Degës së PDK-së.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?