Behgjet Pacolli bashkon Korin Diplomatik dhe krerët e institucioneve, kjo është arsyeja (Foto)

Behgjet Pacolli bashkon Korin Diplomatik dhe krerët e institucioneve, kjo është arsyeja (Foto)

Me rastin e festave të fundvitit, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, organizoi të premten në mbrëmje një pritje për Korin Diplomatik të akredituar në Kosovë, duke vendosur për herë të parë traditën e pritjes të Ambasasadorëve të akredituar në Kosovë. Me këtë rast, Kryediplomati kosovar mbajti edhe një fjalim duke i’u […]

Me këtë rast, Kryediplomati kosovar mbajti edhe një fjalim duke i’u falenderuar diplomatëve ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë.

“Ju miqtë tanë të shumtë na keni ndihmuar në çdo hap. Ne jemi një shtet i krijuar nga fillimi. Themelet janë ndërtuar të forta. E gjitha kjo është një eksperiencë unike për të gjithë. Për ne kosovarët, por dhe për miqtë tanë ndërkombëtarë. Ne kemi ulur në nivel zero konfliktualitetin ndëretnik. Ne gjatë vitit të kaluar treguam se i zgjidhim krizat politike me qetësi si çdo vend demokratik. Koha e përplasjeve të ashpra duket se mori fund”, ka thënë Ministri Pacolli.

Ai, më tej ka vazhduar prezantimin e tij, duke vlerësuar se, së bashku me krerët e Institucioneve të vendit kanë punuar në vazhdimësi për ta shndërruar Kosovën në një histori suksesi dhe duke i kontribuar sigurisë globale.

“Si drejtues i diplomacisë në afro 3 muaj, së bashku me Presidentin, me Kryeministrin, me Kryetarin e Parlamentit dhe akterë të tjerë, me miqtë e Kosovës, ne jemi angazhuar që ta shndërrojmë Kosovën në një histori suksesi global. Ne po e afirmojmë unin tonë ndërkombëtar. Ne po e pohojmë njësinë tonë brenda një territori me kufij të caktuar. Ne po i kontribuojmë sigurisë globale. Ne nuk mund të jemi një vrimë e zezë e pavendosmërisë së askujt”, është shprehur tutje Shefi i Diplomacisë.

Në vazhdim, Ministri Pacolli tha se procesi i integrimit ndërkombëtarë të Kosovës mund ndoshta të vonojë pak por, askush nuk mund ta ndalë atë, duke kërkuar për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në OKB.

“Kosova është shtet i vogël, por me gjithë atributet e një shteti normal. Këtu në këtë sallë janë vendimmarrësit kryesorë të shtetit tonë, dhe nëpërmjet tyre ndieni përditë pulsin e një shteti, ngjyrat shumëetnike të tij. Me ne janë përfaqësuesit e vendeve mike që na asistojnë, sepse ne jemi vend i pasur me miq. Ne e kemi bërë rreshtimin tonë me perëndimin dhe kjo nuk ndryshon në jetë të jetëve.

Na besoni ndërkohë, ne nuk duam të jemi temë konfrontimi apo shkëmbimi diplomatik e fuqive të mëdha. Ne na duhet integrimi ndërkombëtar, dhe nuk cojmë kurrfarë peshe  në përplasjet botërore. Ne na duhet vëmendja globale për lajme të mira dhe jo për lajme negative. Ndaj do ju lutesha të nderuar miq ndërkombëtarë, të kapërceni diferencat e vogla, të mëdha, mes jush; na ndihmoni në mënyrë afatgjatë, kompaktë, dhe me vizion, na mbështesni për hyrjen në OKB”, ka bërë thirrje Ministri Pacolli.

Në fund, ai ka shprehur besimin se viti 2018 do jetë vit i veprave të mëdha infrastrukturore, i zhvillimit më të madh ekonomik, konsolidimit të shtetit, i afirmimit të shtetësisë dhe diplomacisë kosovare.

Në këtë pritje morrën pjesë, Ambasadori i ShBA-ve, ai britanik, gjerman, italian, turk dhe Amasadorë të vendeve të tjera. Në ndërkohë, mysafirë të pritjes ishin edhe

Presienti Thaci, Kryeministri Haradinaj, ish-Presidenti Sejdiu, anëtarë të Kabinetit Qeveriar, personalitete tjera nga biznesi, dhe përfaqësues nga mediat.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?