Batusha kritikon: Mbledhja e Këshillit nuk i kontribuon zgjidhjes së problemit; S’patën kohë as të diskutojnë për aktivistët e dënuar

Aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adea Batusha është shprehur e zhgënjyer me Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook. Ajo tha se thirrja e këtij Këshilli ishte e ngutshme dhe e nxituar. Poashtu, ajo u mor me aktivistët e dënuar me 21 vjet burgim për sulmin mbi ndërtesën e Kuvendit. Vetë Batusha […]
Aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adea Batusha është shprehur e zhgënjyer me Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook. Ajo tha se thirrja e këtij Këshilli ishte e ngutshme dhe e nxituar. Poashtu, ajo u mor me aktivistët e dënuar me 21 vjet burgim për sulmin mbi ndërtesën e Kuvendit. Vetë Batusha është dënuar me 2 vite.
“Sot u bënë fiks një muaj prej se Atdheu, Frashëri e Egzoni qëndrojnë të burgosur në Dubravë nën akuzat skandaloze të montuara për terrorizëm. Këshilli u thirr me urgjence, ndonëse sipas meje, në situatën e krijuar, këto veprime nuk i kontribuojnë zgjidhjes”, ka shprehur qëndrimin Batusha.












