Babai i palestinezit pa këmbë që u vra nga izraelitët: Sot është dita e dasmës për Ibrahimin

Babai i palestinezit pa këmbë që u vra nga izraelitët: Sot është dita e dasmës për Ibrahimin

Najif Ebu Thureja, babai i dëshmorit palestinez me aftësi të kufizuara, Ibrahim Ebu Thureja tha se “Ibrahimi kishte dëshirën të martirizohej për Palestinën, dhe kjo iu plotësua. Sot është ditë dasme për Ibrahimin”   Palestinezët kanë vazhduar të protestojnë kundër vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për ta njohur Jerusalemin (Kudsin) si kryeqytet të Izraelit. […]

Najif Ebu Thureja, babai i dëshmorit palestinez me aftësi të kufizuara, Ibrahim Ebu Thureja tha se “Ibrahimi kishte dëshirën të martirizohej për Palestinën, dhe kjo iu plotësua. Sot është ditë dasme për Ibrahimin”

 

Palestinezët kanë vazhduar të protestojnë kundër vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për ta njohur Jerusalemin (Kudsin) si kryeqytet të Izraelit. Një nga dy personat që ranë dëshmorë në protestat në kufirin e Gazës ishte edhe Ebu Thureja, i cili në vitin 2008 kishte humbur dy këmbët si pasojë e sulmeve ajrore të Izraelit në Gaza.

“Ai e shijoi martirizimin që e dëshironte për Palestinën”, është shprehur për djalin e tij Najif Ebu Thureja, babai i dëshmorit palestinez me aftësi të kufizuara, Ibrahim Ebu Thureja, i cili humbi jetën në protestat e zhvilluara në mbështetje të Kudsit ku ai mori pjesë, pavarësisht se kishte humbur të dyja këmbët gjatë një sulmi ajror që Izraeli ndërmori në Gaza në vitin 2008.

Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA), babai i Ibrahimit, tha se, “Ibrahimi kishte dëshirën të martirizohej për Palestinën dhe kjo iu plotësua. Sot është dita e dasmës për Ibrahimin”.

“Kjo tokë është e jona, nuk e dorëzojmë”

Duke treguar fotografinë e djalit të tij në telefon, Najif tha se, “Këmbët tua ecën para teje në xhennet. Ti u bëre i denjë për shpresën tënde Ibrahim. U martirizove për Palestinën, për Kudsin.”

Ai ka shtuar se, “Dëshira e djalit tim ishte si çdo i ri të martohej dhe të formonte një familje. Por, pengesa që kishte e kushtëzoi nga kjo. Edhe pse ai ishte me aftësi të kufizuara ai u vra nga ushtarët izraelitë. Këto janë ndjenja shumë të vështira”.

 Forcat izraelite martirizuan Ebu Thureja-n me aftësi të kufizuara

Duke tërhequr vëmendjen se historia e Ibrahimit me Palestinën është shumë e madhe, babai i dëshmorit është shprehur se “Kudsi ishte problemi më i madh që ai kishte. Ai asnjëherë nuk hoqi dorë nga kauza e tij. Sapo ai dëgjoi vendimin e Trumpit doli menjëherë për të marrë pjesë në protesta”.

Ndër të tjera Najif ka shpjeguar se djali i tij ka marrë pjesë rregullisht në protestat e zhvilluara në “mbështetje të Mesxhid-i Akasasë dhe për të protestuar kundër vendimit të Trumpit për Kudsin”.

Një nga dy personat që ranë dëshmorë gjatë ndërhyrjeve të ushtarëve izraelitë në protestat në kufirin e Gazës ishte edhe Ebu Thureja, i cili në vitin 2008 kishte humbur dy këmbët si pasojë e sulmeve ajrore të Izraelit në Gaza.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?