Avokati i Donika Kadaj – Bujupi kërkon nga Gjykata të mos e heq Kadri Veselin si dëshmitar

Avokati i Donika Kadaj – Bujupi kërkon nga Gjykata të mos e heq Kadri Veselin si dëshmitar

Avokati i Donika Kadaj Bujupit ka kërkuar nga Gjykata që Kadri Veseli të mos largohet nga roli i dëshmitarit. Në kërkesën e avokatit, është thënë se Veseli duhet të dëshmojë, pasiqë është kryetar i Kuvendit dhe ka përcjellur ngjarjet, shkruan Periskopi. Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka ndryshuar në momentin e fundit kohën e […]

Avokati i Donika Kadaj Bujupit ka kërkuar nga Gjykata që Kadri Veseli të mos largohet nga roli i dëshmitarit.

Në kërkesën e avokatit, është thënë se Veseli duhet të dëshmojë, pasiqë është kryetar i Kuvendit dhe ka përcjellur ngjarjet, shkruan Periskopi.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka ndryshuar në momentin e fundit kohën e mbajtjes së seancës gjyqësore ndaj deputetit Albin Kurti për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend vitin e kaluar.

Seanca ishte e paraparë të mbahet ora 09:00 dhe në këtë kohë ishte ftuar për të dëshmuar edhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Por meqenëse seanca u shty momentet e fundit, ora 09:00, kryeparlamentari Veseli i cili nuk ishte njoftuar për shtyrje të seancës shkoi nga Gjykata.

Kabineti i kryeparlamentarit Veseli ka sqaruar se kryeparrlamentari kishte planifikuar kohën për këtë seancë dhe ishte i pranishëm në Gjykatë sipas ftesës.

“Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, sipas ftesës, ka qenë sot në ora 9:00 në Gjykatën Themelore në Prishtinë për të marrë pjesë në seancën gjyqësore për deputetët që kanë hedhur gaz lotsjellës vitin e kaluar. Ora 09:00 kryetari Veseli është njoftuar se seanca nuk ishte në ora 9:00, por është shtyrë për në ora 10:00. Për shkak të ndërrimit të kohës së seancës, pa njoftim paraprak, dhe agjendës së planifikuar më herët, në takime dhe aktivitete të tjera ditore, ai e ka të pamundur të merr pjesë në seancë gjyqësore. Kryeparlamentari Veseli ashtu siç ka deklaruar edhe më herët, është i hapur që të bashkëpunoj me sistemin e drejtësisë lidhur më këtë rast që po gjykohet, dhe do t’i përgjigjet ftesës edhe herave të tjera, siç ka bërë edhe sot”, thuhet në deklaratën e kabinetit të kryeparlamentarit Kadri Veseli.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?