Avni Zogiani ka një porosi për Visar Ymerin për ditën e nesërme

Ish- kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Fushë Kosovës, Avni Zogiani ka një porosi për liderin aktual të VV-së, Visar Ymeri. Nesër, kur pritet që më në fund të mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, Zogiani ka theksuar se Ymeri duhet të tregohet kryetar i të gjithëve. “Neser, Visar Imeri, trego qe […]
Nesër, kur pritet që më në fund të mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, Zogiani ka theksuar se Ymeri duhet të tregohet kryetar i të gjithëve.
“Neser, Visar Imeri, trego qe je kryetar i te gjitheve ne Vetevendosje!”, ka shkruar ai.
Ndryshe, kjo mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së vjen pas përplasjeve të fundit që kishin ndodhur në VV, dhe kushtit që kishte vendosur një grup i deputetëve në krye me Dardan Molliqajn, që Kurti mos të kandidoj për kryetar të VV-së.
Shpërfaqja e pakënaqësisë shpërtheu pas daljes në publik të një bisede të deputetëve të VV-së, ku Aida Dërguti Albin Kurtin e ofendon rwndw.












