Albulena Haxhiu: Kështu e ndërtuan situatën Kalludra bashkë me Veselin për mospjesëmarrjen e tij në seancë (Video)

Albulena Haxhiu: Kështu e ndërtuan situatën Kalludra bashkë me Veselin për mospjesëmarrjen e tij në seancë (Video)

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se gjykatësi Beqir Kalludra, i cili udhëheq një proces gjyqësor ndaj saj, Albin Kurtit, Donika Kadaj-Bujupit dhe Faton Topallit, është i kapur nga klani Pronto. Haxhiu tha se ajo e tre të akuzuarit tjerë do të kërkojnë nga gjykata që të dëshmojnë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i […]

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se gjykatësi Beqir Kalludra, i cili udhëheq një proces gjyqësor ndaj saj, Albin Kurtit, Donika Kadaj-Bujupit dhe Faton Topallit, është i kapur nga klani Pronto. Haxhiu tha se ajo e tre të akuzuarit tjerë do të kërkojnë nga gjykata që të dëshmojnë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe udhëheqësi i Komisionit për Demarkacion, Shpejtim Bulliqi.

Haxhiu tha se Kalludra me urdhër të Veselit ndërtoi situatën ashtu që ai të arsyetohet për mospjesëmarrje në seancën e sotme.

Ajo tha se ata u përjashtuan nga seanca vetëm pse kërkuan që Kadri Veseli të sillet në gjykatë për të dëshmuar, raporton Periskopi.

“Kërkuam që prokurori të mos tërhiqet nga dëshmia e tij. U përjashtuam të gjithë me radhë. E dini që përpos Armend Zemajt ka pasur të dëshmojë edhe Kadri Veseli. Për këtë gjyqtari Kalludra, e shtyu seancën për në orën 10;00. Arsye për këtë pse Kadri Veseli nuk erdhi për të dëshmuar, ishte se është shtyrë seanca”, tha Haxhiu para mediave, derisa konfirmon se seanca do të vazhdojë.

“Kjo gjykatë është  e kapur, ky gjyqtar është kapur nga klani pronto. Ky gjyqtar nuk e ka as guximin më të vogël që të veprojë kundër Kadri Veselit, as ta dënojë me gjobë e as që ta sjell në gjykatë për të dëshmuar. Presim që Albinit e Donikës t’i ndërpritet masa e paraburgimit”, tha ajo. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?