Aksident tragjik, humb jetën shqiptari

Aksident tragjik, humb jetën shqiptari

Një aksident tragjik në Greqi i ka marrë jetën dy personave, njëri prej të cilëve është shqiptar. Aksidenti ndodhi ditën e djeshme në Tourlida, Messolonghi. Sipas mediave greke, një automjet i drejtuar nga një 30-vjeçar humbi kontrollin dhe doli jashtë rruge. Makina përplasi një 40-vjeçar shqiptar, i cili ndodhej në anë të rrugës duke peshkuar. […]

Sipas mediave greke, një automjet i drejtuar nga një 30-vjeçar humbi kontrollin dhe doli jashtë rruge. Makina përplasi një 40-vjeçar shqiptar, i cili ndodhej në anë të rrugës duke peshkuar. Automjeti përshkoi edhe disa metra dhe më pas u rrëzua në det. Drejtuesi 30-vjeçar humbi jetën menjëherë. Trupi i tij i pajetë u nxorr nga zhytësit e policisë.

Ndërkohë, 40-vjeçari shqiptar u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Më pas u transferua në spitalin e Patras për trajtim më të specializuar. Fatkeqësisht, shqiptari ndërroi jetë mëngjesin e sotëm për shkak të plagëve të rënda.

Emri i tij nuk është bërë me dije, ndërkohë që policia greke ka nisur hetimet për këtë aksident fatal. Së bashku me 40-vjeçarin shqiptar, në momentin e aksidentit ishte edhe vëllai i tij të cilët po peshkonin bashkë, por fatmirësisht nuk pësoi asnjë lëndim. Ai ka dhënë dëshminë e tij në polici për të sqaruar rrethanat e aksidentit./syri.net

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?