Ahmeti, Sejdiu e Konjufca marrin pjesë në mbledhjen e KP të VV-së (Video)

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje po marrin pjesë edhe nënkryetari i saj, Dardan Sejdiu dhe anëtarët e Kryesisë Shpend Ahmeti e Glauk Konjufca. I pranishëm në mbledhje është parë edhe Fisnik Ismaili. Mbledhja e KP të VV-së, ka nisur para pak minutash, pas mbledhjes së nënshkrimeve nga delegatët e KP-së, si […]
Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje po marrin pjesë edhe nënkryetari i saj, Dardan Sejdiu dhe anëtarët e Kryesisë Shpend Ahmeti e Glauk Konjufca.
I pranishëm në mbledhje është parë edhe Fisnik Ismaili.
Mbledhja e KP të VV-së, ka nisur para pak minutash, pas mbledhjes së nënshkrimeve nga delegatët e KP-së, si pasojë e zhvillimeve të fundit të VV-së.
Ndërsa, kryetari Visar Ymeri ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në këtë mbledhje, siç ka shpjeguar ai, për shkak të situatës së ndjeshme në VV, duke propozuar që problemet e brendshme të partisë të zgjidhen ne mekanizma më specifike, siç është Kryesia e VV-së. /Periskopi/
















