AAK reagon ashpër pas fitores së Haki Rugovës në Istog

AAK reagon ashpër pas fitores së Haki Rugovës në Istog

Përveç kandidatit të kësaj partie për të parin e Komunës së Istogut, Gani Dreshaj, ka reaguar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Sipas AAK-së, janë “tejet qesharake dhe të papranueshme veprimet e sotme të ndërrimit të rezultateve të zgjedhjeve në Komunën e Istogut nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor sipas dëshirave politike”. “Për AAK-në, fitues […]

Përveç kandidatit të kësaj partie për të parin e Komunës së Istogut, Gani Dreshaj, ka reaguar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Sipas AAK-së, janë “tejet qesharake dhe të papranueshme veprimet e sotme të ndërrimit të rezultateve të zgjedhjeve në Komunën e Istogut nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor sipas dëshirave politike”.

“Për AAK-në, fitues i zgjedhjeve në Istog është z. Gani Dreshaj, i konfirmuar dy herë me votë të qytetarëve por i rrëzuar në tavolinat politike të KQZ-së dhe Gjykatave”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Po sipas reagimit, “në demokraci, vendimmarrës janë qytetarët e jo veprimet e pamatura, jo serioze, e politike që shkaktojnë zemërim tek qytetarët”.

“Në funksion të realizimit të vullnetit të qytetarëve të Istogut, AAK do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore duke kërkuar rinumërim të të gjitha kutive të votimeve në komunën e Istogut dhe të vendos vullnetin e qytetarëve në vend”.

“Ju kujtojmë të gjithë akterëve të tavolinave politike se Istogu, nuk i takon me ”tapi” asnjë grupacioni politik, por qytetarëve të Istogut të cilët dy herë konfirmuan vullnetin e tyre për z. Dreshaj si kryetar komune, dhe Aleanca do të kujdeset që ky vullnet të vihet në vend”.

“AAK, edhe njëherësh falënderon qytetarët e Istogut për përkrahjen dhe seriozitetin e treguar përgjatë gjithë procesit të stërzgjatur zgjedhor në Istog”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Ndryshe, pas numërimit të votave me kusht, atyre me postë dhe të personave me nevoja të veçanta për komunën e Istogut, Haki Rugova i LDK-së ka dalë fitues.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?