476 ankesa ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve

476 ankesa ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve

Vonesat ne trajtimin e lëndëve dhe sjelljet e pahijshme të gjyqtarëve e prokurorëve, kanë bërë që qytetarë të shumtë t’i drejtohen Zyrës së Prokurorit Disiplinor me ankesa kundër punës së tyre. Drejtori i këtij institucioni, Zef Prendrecaj, tha se të gjitha lëndët janë trajtuar dhe në disa raste është rekomanduar suspendimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, […]

Vonesat ne trajtimin e lëndëve dhe sjelljet e pahijshme të gjyqtarëve e prokurorëve, kanë bërë që qytetarë të shumtë t’i drejtohen Zyrës së Prokurorit Disiplinor me ankesa kundër punës së tyre. Drejtori i këtij institucioni, Zef Prendrecaj, tha se të gjitha lëndët janë trajtuar dhe në disa raste është rekomanduar suspendimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, që është konstatuar se kanë bërë sjellje të pahijshme në punë.

476 është numri i qytetarëve të cilët i janë drejtuar Zyrës së Prokurorit Disiplinor në lidhje me vonesat në trajtimin e lëndëve dhe sjelljet e mundshme të pahijshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Këtë e tha për Radio Kosovën drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor, Zef  Prendrecaj, sipas të cilit, në disa raste është kërkuar nga Këshillit Gjyqësorë dhe ai prokurorial që të marrin masa ndaj punonjëseve të tyre.

“Këtë vit, zyra ka hapur hetime ndaj 15 gjyqtarëve dhe ndaj 5 prokurorëve. Në 10 raste, Zyra e Prokurorit Disiplinor ka gjetur se, gjyqtarët kanë kryer sjellje të mundshme e pa hijshme dhe këto raste i ka rekomanduar në procedurë disiplinore te Komisioni Disiplinor i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Në shtatë raste të tjera është gjetur sjellje e mundshme e pa hijshme e kryer nga prokurorët. Këto raste janë rekomanduar te Komisioni Disiplinor i Këshillit Prokurorial i Kosovës”, tha Prendrecaj.

Drejtori i Zyrës së Prokurorit Disiplinor, Zef  Prendrecaj, tha se pjesa më e madhe e ankesave të qytetarëve janë hedhur si të pa baza në mungesë të provave, por ai inkurajoi qytetarët që të bëjnë ankesa. Ndërsa zëdhënësja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Ajshe Qorraj, tregoi për Radio Kosovën se çfarë masa kanë ndërmarrë ndaj gjyqtarëve, pas rekomandimeve të Zyrës së Prokurorit.

“Janë ndërmarrë gjithsej 16 vendime dhe janë shqiptuar këto masa: Lirim nga përgjegjësia janë tetë vendime. Qortim janë dy vendime.  Ulje e pagës 30% nga paga mujore është një vendim. Ulje e pagës për gjashtë muaj, me 30% nga paga mujore një vendim. Suspendim është një vendim”, tha Zëdhënësja e KGJK-së Ajshe Qorraj.

Radio Kosova ka kërkuar informata edhe nga Këshilli Prokurarial i Kosovës, në lidhje me atë se si është vepruar me ato raste, kur Zyra e Prokurorit Disiplinor ka vërejtur se prokurorë të caktuar kanë pasur sjellje të pa hijshme. Mirëpo kjo e fundit nuk ka dhënë informacione.  E sipas Zef  Prendrecajt, Zyra e Prokurorit Disiplinor në tre raste ka kërkuar suspendimin e prokurorëve dhe një gjë e tillë është bërë nga Komisioni Disiplinor i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?