30 milionë euro për Kosovën – nënshkruajnë Delawie dhe Thaçi

Ambasadori amerikan Greg Delawie dhe Presidenti Hashim Thaçi kanë nënshkruar amandamentimin e Marrëveshjes mbi Grantin e Objektivave Zhvillimore. Kjo ujdi ndërmjet dy palëve kapë vlerën e 30 milionë eurove dhe do ta ndihmojë Kosovën në rimëkëmbjen e saj, njofton Klan Kosova. “Nënshkrimi i sotëm është fakt që tregon se në vitin 2018 do të kemi […]
Ambasadori amerikan Greg Delawie dhe Presidenti Hashim Thaçi kanë nënshkruar amandamentimin e Marrëveshjes mbi Grantin e Objektivave Zhvillimore.
Kjo ujdi ndërmjet dy palëve kapë vlerën e 30 milionë eurove dhe do ta ndihmojë Kosovën në rimëkëmbjen e saj, njofton Klan Kosova.
“Nënshkrimi i sotëm është fakt që tregon se në vitin 2018 do të kemi shumë punë për të bërë”, ka thënë Delawie.
“Kjo ujdi do ta ndihmojë Kosovën që të ngritët në këmbët e saj.
Ndërsa Hashim Thaçi, ka thënë se në prag të 10 vjetorit të Pavarësisë, po dëshmohet se “Kosova është vend i mirë për të investuar”.
“Nënshkrimi i sotëm dhe ai i ditës së nesërme për Kosovën e Re tregon amerikanët kanë investuar mbi 1 miliard euro në Kosovë”.












