Më 26 dhjetor shqyrtohet raporti për demarkacionin, i ftuar edhe kryeministri

Më 26 dhjetor shqyrtohet raporti për demarkacionin, i ftuar edhe kryeministri

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Investime Strategjike sot ka vendosur që më 26 dhjetor të shqyrtohet raporti i Qeverisë ose projektligji për marrëveshjen për demarkacion Kosovë- Mal i Zi. Vjosa Osmani kryetare e Komisionit ka marr mendimet e anëtarëve për mbajtjen e mbledhjes për demarkacionin. Ajo ka thënë se para se të procedohet në […]

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Investime Strategjike sot ka vendosur që më 26 dhjetor të shqyrtohet raporti i Qeverisë ose projektligji për marrëveshjen për demarkacion Kosovë- Mal i Zi.

Vjosa Osmani kryetare e Komisionit ka marr mendimet e anëtarëve për mbajtjen e mbledhjes për demarkacionin. Ajo ka thënë se para se të procedohet në kuvend kjo çështje kishte qenë mirë ta ftojmë kryeministrin dhe përcaktimi i datës të jetë 26 dhjetor dhe të vij këtu edhe kryeministri ta sqaroi këtë memorandum shpjegues për demarkacionin.

“Na duhen përgjigje për vepra penale, nëse ka vepër penale të adresohen këto çështje në prokurori. Nuk mund të kërkojë  diçka kryeministri me votu, që është vepër penale për të si kryeministër. Kryeministri pretendon se ka dokumente harta falsifikuese”, tha Osmani.

Time Kadrijaj anëtare e Komisionit ka thënë se duhet të respektohen afatet ligjore për shqyrtimin e projektligjit për Demarkacionit me Malin e Zi.

Elmi Recica  ka thënë se PDK do ta përkrah demarkacionin aktual në komision dhe seancën e Kuvendit kurdo që do të mbahet.

Ndërsa sa i përket ftesës për kryeministrin  ai tha se mund të  komplikojë  edhe më tej çështjen e demarkacionit.

Visar Ymeri anëtar ka thënë se ka nevoje sqarime për procesin e marrëveshjes për demarkacion. “Gjatë atij takimi që do të mbahet për demarkacion është mirë me qenë edhe kryeministri i pranishëm në komision. Për neve demarkacioni është i papapranueshëm”, ka thënë Ymeri.

Dukagjin Gorani ka thënë se memorandumi aktual ka shkaktuar një tërmet dhe ka rrëzuar një Qeveri dhe nëse prioritet i këtij memorandumi shpjegues për demarkacion pse nuk është definuar edhe cështja e liberalizimit të vizave.

Ai mendon se ndërlidhja e liberalizimit me demarkacion është një spekulim, sepse nuk përmendet askund çështja e vizave në memorandumin ose projektligjin për demarkacion. Sipas tij, kjo çështje nuk është dashur të diskutohet në Kuvend, sepse është e dëmshme.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?