Zyrtari i PDK’së kritikon keq Bujar Cakollin e PDK’së për mbështetjen për Arban Abrashin

Ish-anëtari i Kuvendit Komunal të Ferizajt nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lulzim Aliu i ka reaguar zëvendësministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Bujar Cakolli, i cili në një shkrim të tij ka përkrahur kandidatin e LDK’së, Arban Abrashin për Prishtinën – transmeton Periskopi. Aliu i thotë Cakollit, i cili është edhe sekretar i degës […]

Aliu i thotë Cakollit, i cili është edhe sekretar i degës së PDK’së në Prishtinë – se Abrashi nuk mund të jetë më i mirë se kandidati i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti.

Madje sipas tij, është absurde me mendu se Abrashi është më i mirë se Ahmeti.

Aliu tutje shkruan se partia e Abrashit e ka shkatërruar Prishtinën, andaj thotë se me zgjedhjen e tij kryetar, do të ishte veç më keq.

“Në vend të reagimit ndaj shkrimit të Bujar Cakollit. Është absurde me mendu se Abrashi është ma i mirë se Shpendi. Nëse mund të thuhet se partia e Shpendit s’ka punu sa dhe si duhet atëherë për atë të Abrashit mund veç të konkludohet se e ka shkatërruar Prishtinën. Bujar, Prishtina s’mund të jetë ndryshe me Abrashin. Mund te bëhet veç ma keq”, shkruan tutje Aliu.

Ndryshe, Bujar Cakolli kishte qenë edhe kandidat për asamblist në zgjedhjet e 22 tetorit, por nuk kishte arritur të marrë vota të mjaftueshme./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?