VV-ja nuk mbështet asnjë kandidatë në balotazhin e Istogut

VV-ja nuk mbështet asnjë kandidatë në balotazhin e Istogut

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Istog ka njoftuar se nuk do të mbështesë kandidatin e LDK-së, Haki Rugova dhe atë të AAK-së, Gani Dreshaj në balotazhin për këtë komunë që mbahet më 19 nëntor. Vetëvendosje në një komunikatë njofton se në zgjedhjet qendrore vota për këtë parti është rritur për 120 për qind, ndërsa në […]

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Istog ka njoftuar se nuk do të mbështesë kandidatin e LDK-së, Haki Rugova dhe atë të AAK-së, Gani Dreshaj në balotazhin për këtë komunë që mbahet më 19 nëntor.

Vetëvendosje në një komunikatë njofton se në zgjedhjet qendrore vota për këtë parti është rritur për 120 për qind, ndërsa në ato lokale vota është trefishuar.

“Zgjedhjet nacionale të 11 qershorit dhe ato lokale me 22 tetor ishin jashtëzakonisht të rëndësishme. Në këto zgjedhje u konfirmua vullneti për ndryshim në mbarë Republikën. Vota qytetare e dyfishoi Lëvizjen VETËVENDOSJE! në nivel vendi, sikurse në zgjedhjet nacionale, ashtu edhe në ato lokale”, thuhet në njoftimin e degës së VV-së për Istog.

“Në Istog, trendi i rritjes ishte edhe më i madh se në nivel vendi. Më 11 qershor, vota për VETËVENDOSJE!-n në Istog është rritur 120%. Kurse, në zgjedhjet lokale vota jonë u trefishua, sikurse ajo për kryetar komune, edhe ajo për Kuvendin Komunal”, thuhet më tej.

“Megjithatë, nuk ia dolëm që të hyjmë në balotazh. Ndaj në Istog, më 19 nëntor, pjesë e balotazhit do të jetë kryetari aktual i cili vjen nga LDK, Haki Rugova, dhe kandidati nga AAK, Gani Dreshaj. Istogu ka nevojë për një qeverisje që mundëson ndryshim progresiv. Këtë ndryshim e mundëson vetëm Lëvizja Vetëvendosje!”.

“Kësisoj, nuk do ta mbështes asnjërin kandidat të Istogut në balotazh më 19 nëntor” thuhet veç të tjerash në këtë komunikatë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?