VMRO-ja thotë se projektligji për gjuhët favorizon vetëm shqiptarët

VMRO-ja thotë se projektligji për gjuhët favorizon vetëm shqiptarët

Vendimi i së mërkurës i parlamentit të Maqedonisë për miratimin në votimin e parë (në Maqedoni ligjet votohen dy herë) të projektligjit për përdorimin e gjuhëve, ka krijuar përshtypjen se Marrëveshja e Ohrit po përmbyllet, pas kaq vitesh. Deputetët e shumicës parlamentare ku bëjnë pjesë Lidhja Social Demokrate, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për […]

Deputetët e shumicës parlamentare ku bëjnë pjesë Lidhja Social Demokrate, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarët me Rilindjen Demokratike Kombëtarë, por edhe deputetët e Lëvizjes Besa dhe një deputete e Partisë Demokratike Shqiptare e ngritën numrin në 66 të ligjvënëseve që votuan pro ligjit, ndërsa 41 deputetë opozitarë të VMRO-DPMNE-së votuan kundër.

Këta të fundit kanë paralajmëtruar një numër të madh propozim amendamentesh për në fazën e dytë të debatit mbi ligjin.

“Do t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë e mundshme demokratike brenda parlamentit, që në fazën e fundit të ndikojmë në mënjanimin e lëshimeve në këtë ligj”, u shpreh Ilija Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

VMRO-ja vlerëson se me këtë ligj avancohet vetëm një komunitet etnik, përkatësisht shqiptarët, por jo edhe pakicat e tjera si turqit, romët, serbët, vllehët, etj. Partia po ashtu mendon se gjuha shqipe detyron administratën edhe në komunat ku nuk jeton asnjë shqiptar në lindje të vendit, që të krijojë kushte, të panevojshme sipas partisë, për përdorimin dhe zbatimin e saj; ndërsa partia ngul këmbë në përcaktimin e shkallës së përdorimit zyrtar të shqipes në nivele të caktuara, por jo zyrtarizimin e saj në të gjithë vendin.

Nga ana tjetër, BDI në pushtet e quan si gjuhë të dytë zyrtare shqipen në të gjithë Maqedoninë, por ekspertë të fushës vlerësojnë se bëhet fjalë për avancim të përdorimit të saj dhe jo zyrtarizim, apo gjuhë e dytë zyrtare në vend.

Komisioni parlamentar për Çështje Evropiane ka caktuar datën 22 nëntor për të debatuar mbi propozim-ligjin. Debati në këtë komision zgjat tre ditë. Pastaj propozimi kalon në Komisionin parlamentar juridik-ligjvënës dhe më pas në seancë plenare për votim të dytë.

Gjuha shqipe me ligjin e ri pritet të ketë avancim në përdorimin e saj në organet më të larta shtetërore, gjyqësore, në institucionet publike dhe ato lokale. Aktualisht, kryetari i parlamentit, duke qenë shqiptar, nuk ka të drejtë që seancat t’i drejtojë në gjuhën e tij amtare.

Shqiptarët, sipas statistikave zyrtare përbëjnë 25 përqind të popullsisë së Maqedonisë. Marrëveshja e Ohrit që rezultoi pas një konflikti të armatosur midis kryengritësve shqiptarë dhe forcave qeveritare maqedonase në vitin 2001 ngërtheu brenda vetes një sërë ligjesh që ngritnin pozitën e shqiptarëve në vend, por gjuha shqipe pati mbetur gjatë kohë me një status të cunguar, duke nxitur pakënaqësi të shumta tek popullata shqiptare në Maqedoni.

Kryeministri i ri Zoran Zaev pati bërë premtime qysh gjatë fushatës zgjedhore të dhjetorit, 2016 se do të angazhohej për zgjerimin e përdorimit të gjuhës shqipe në vend./VoA

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?