Vëzhguesit pinë duhan si në oda (Video)

Ekipet e KALLXO.com të angazhuara në monitorimin e zgjedhjeve kanë identifikuar sjellje të pahijshme të vëzhguesve dhe komisionerëve të zgjedhjeve në ambientet e shkollave. Këto janë foto të shkrepura në shkollën teknike “11 Marsi” në Prizren e në to shihen personeli i zgjedhjeve duke pirë cigare në korridoret e shkollës. Fotografi të tjera nga shkolla […]
Ekipet e KALLXO.com të angazhuara në monitorimin e zgjedhjeve kanë identifikuar sjellje të pahijshme të vëzhguesve dhe komisionerëve të zgjedhjeve në ambientet e shkollave.
Këto janë foto të shkrepura në shkollën teknike “11 Marsi” në Prizren e në to shihen personeli i zgjedhjeve duke pirë cigare në korridoret e shkollës.
Fotografi të tjera nga shkolla “Emin Duraku” në Kaçanik flasin për mosrespektim të ligjit për duhanin në këtë qendër votimi.

















