Vendimi për Ratko Mlladiqin më 22 nëntor

Gjykata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Krime të Luftës më 22 nëntor do ta shpallë vendimin kundër ish-komandantit ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq. Mlladiq është i akuzuar për 11 raste të gjenocidit, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës. Mlladiq, 75 vjeçar, është i akuzuar se ka urdhëruar ushtrinë për të sulmuar […]
Gjykata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Krime të Luftës më 22 nëntor do ta shpallë vendimin kundër ish-komandantit ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq.
Mlladiq është i akuzuar për 11 raste të gjenocidit, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës.
Gjykimi i Mlladiqit është i fundit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime të Luftës që ishte themeluar nga Haga në vitin 1993, për të dënuar krimet e kryera gjatë luftërave në Ballkan në fillim të viteve ‘90.
Në vitin 2016, kjo gjykatë shpalli fajtor shefin politik të Mlladiqit, Radovan Karaxhiqin, i cili po ashtu kishte akuza të ngjashme duke përfshirë edhe gjenocidin.
Karaxhiq u dënua me 40 vjet burgim.












