Turqia ndalon marshimet e LGBTI’së (Lezbikeve, Homoseksualëve, Biseksualëve dhe Transeksualëve)

Zyra e guvernatorit të kryeqytetit turk të Ankaras ka ndaluar shfaqjen publike të të gjitha filmave, ekspozitave dhe ngjarjeve lidhur me çështjet e lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transeksualëve (LGBT), duke cituar “ndjeshmërinë publike”. “Duke filluar nga 18 nëntor 2017, marrë parasysh ndjeshmërinë publike, çdo ngjarje si LGBT… kinema, shfaqje teatrore, panele, intervista dhe ekspozita janë […]
“Duke filluar nga 18 nëntor 2017, marrë parasysh ndjeshmërinë publike, çdo ngjarje si LGBT… kinema, shfaqje teatrore, panele, intervista dhe ekspozita janë të ndaluara deri në njoftimin e mëtejshëm në provincën tonë, në mënyrë që të sigurojnë paqe dhe siguri”, deklaroi zyra e Guvernatorit të Ankarasë.
“Është zbuluar nga mediat e ndryshme sociale dhe disa nga mediat e shkruara dhe vizuale se një numër i aktiviteteve të kinemasë, teatrit, panelit, intervistës, ekspozitës etj”, thuhet në deklaratë.
“Pjesa e shoqërisë me cilësi të ndryshme në aspektin e klasës shoqërore, racës, fesë, sektit apo rajonit mund të nxiste në mënyrë eksplicite një pjesë tjetër të shoqërisë për të marrë urrejtje dhe armiqësi, duke paraqitur një rrezik të hapur dhe të afërt në aspektin e sigurisë publike” theksohet gjithashtu.
Autoritetet në Ankara kishin ndaluar një festival të filmit homoseksual gjerman më 15 nëntor, një ditë para se të fillonte, duke cituar “sigurinë publike dhe rreziqet e terrorizmit”, raporton “Hurriyet Daily News”, transmeton Periskopi.
Katër filma nga regjisorët gjermanë ishin planifikuar të shfaqen si pjesë e festivalit dy-ditor, të organizuar bashkërisht nga Ambasada Gjermane dhe “Pink Life QueerFest”.
“Pink Life QueerFest” tha se festivali ishte sulmuar në mediat sociale.
Ndalimet vijnë pasi marshimet vjetore të krenarisë LGBT janë ndaluar për tre vjet në Turqi./Periskopi/












