Trump me veprime konkrete ndaj Kim Jong-un, nisë ushtrinë drejt detrave koreane

SHBA ka dërguar një aeroplanmbajtës, shkatërrues dhe anije të tjera që mbanin 14,000 ushtarë në ujërat pranë Japonisë për një stërvitje lufte që ka vendosur t’i tregojë ‘dhëmbët’ Koresë Veriore. Ushtrimi 10 ditor do të kryhet nga trupat amerikane dhe japoneze në ujërat jashtë Okinaëas. Ajo vjen vetëm disa ditë pasi Ambasadori i Koresë së […]
Ushtrimi 10 ditor do të kryhet nga trupat amerikane dhe japoneze në ujërat jashtë Okinaëas.
Ajo vjen vetëm disa ditë pasi Ambasadori i Koresë së Veriut Ja Song Nam goditi stërvitjet amerikane në një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm të OKB’së, Antonio Guterres, duke thënë se situata aktuale rreth gadishullit Korean ishte ‘më e keqja ndonjëherë’.



Trajnimet filluan të enjten dhe përfshinin, midis të tjerash, avionët transportues të “USS Ronald Reagan” dhe shkatërruesit e raketave si “USS Stethem”, “USS Chafee” dhe “USS Mustin”, raporton “Daily Mail”, transmeton Periskopi.
Koreja e Veriut, e cila ka inkurajuar tensionet rajonale me teste bërthamore dhe raketore në muajt e fundit, ka denoncuar në mënyrë të përsëritur stërvitjet e tilla ushtarake si prova për pushtim dhe nganjëherë ka kryer manovra ushtarake të veta në përgjigje të saj.
Stërvitja vjetore “është projektuar për të rritur gatishmërinë mbrojtëse dhe ndërveprimin e forcave japoneze dhe amerikane përmes trajnimit në operacionet ajrore dhe detare”, thotë marina ushtarake e SHBA’së.
Koreja e Veriut kreu testin e saj të gjashtë bërthamor këtë vit dhe testoi një seri raketash të përparuara, duke përfshirë raketat balistike ndërkontinentale.
Të mërkurën, Trumpu premtoi një fushatë globale të ‘presionit maksimal’ në Korenë e Veriut, duke paralajmëruar se Pheniani nuk mund ta shantazhojë botën përmes bombave nukleare./Periskopi/












