Sipas Pacollit, kjo është arsyeja pse kryeministri i Guinea Bisao-s tha se nuk e njohin Kosovën

Kryeministri i Guinea Bisao, Umaro Sissoco ka deklaruar se vendi i tij nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Këtë deklaratë ai e tha gjatë një konference të mbajtur sot në Beograd, pas takimit me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, shkruajnë mediat serbe. “Jam i befasuar me situatën sa i përket Kosovës. Vërtetë […]

Këtë deklaratë ai e tha gjatë një konference të mbajtur sot në Beograd, pas takimit me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, shkruajnë mediat serbe.

“Jam i befasuar me situatën sa i përket Kosovës. Vërtetë nuk kam parë asnjë dokument që flet për njohjen e Kosovës”, ka thënë Sissoco.

Lajmin për njohjen e Kosovës nga Guinea Bisao në vitin 2011 e kishte dhënë kryetari i AKR-së, tashmë zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Madje ky shtet figuron edhe në listën zyrtare të shteteve që kanë njohur Kosovën, të publikuar nga MPJ.

Lidhur me deklaratën e kryeministrit Sissoco, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli në një prononcim për Telegrafin ka thënë se si duket kryeministri Sissoco nuk qenka i informuar për këtë gjë.

“Njohja ka ndodhur para 6 viteve dhe nota verbale është në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës. Ky kryeministër është i ri dhe nuk qenka i informuar”, ka thënë Pacolli.

Guinea Bisao ka qenë shteti i 74-të që kishte njohur pavarësinë e Kosovës më 10 janar të vitit 2011.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?