Shtohen edhe disa kategori që lirohen nga pagesa në QKUK

Shtohen edhe disa kategori që lirohen nga pagesa në QKUK

Tashmë është bërë e zakonshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës forma e re që po zbatohet duke e bërë pagesën në mënyrë elektronike në hyrje dhe dalje. Edhe për kundër asaj që shumë qytetarë u ankuan nga ky sistem, të njëjtit po përballen me këtë formë tash e disa ditë. Mirëpo,  ekzistojnë disa kategori […]

Tashmë është bërë e zakonshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës forma e re që po zbatohet duke e bërë pagesën në mënyrë elektronike në hyrje dhe dalje.

Edhe për kundër asaj që shumë qytetarë u ankuan nga ky sistem, të njëjtit po përballen me këtë formë tash e disa ditë.

Mirëpo,  ekzistojnë disa kategori të personave për të cilët nuk vlen ky rregull i ri i pagesës.

Më herët, ‘Indeksonline’ mësojë  se lirohen nga kjo pagesë, pacientët ose shoqëruesit e tyre që janë në dializë, po ashtu njëjtë edhe pacientet e Onkologjisë, si dhe të gjithë zyrtarët me vetura zyrtare.

Por, për këtë kategoritë për lirimin e kësaj pagese vetëm po shtohen.

Me këtë rast, janë zyrtarizuar edhe dy kategori të tjera, e ato janë veteranët e UÇK-së dhe invalidët. Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, menaxheri i kontratës dhe zyrtari i IT-së në QKUK, Faton Hajzeraj.

Ai ka thënë se është dorëzuar tek pikat e pagesave lista e protokoluar për të gjitha kategoritë.

“ Prej tani janë të liruar nga pagesa edhe veteranët dhe invalidët, por vetëm se të njëjtit duhet të marrin shërbimin shëndetësor në QKUK d.m.th çdo invalid respektivisht veteran në qendrën e pagesës duhet të shfaqin raportin e mjekut të vulosur dhe protokoluar, përndryshe duhet të paguhet”, ka thënë Hajzeraj.

 

Më poshtë i keni kategoritë që lirohen nga pagesa në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës:

1: Ndihma e shpejtë,

2: Policia,

3: Zjarrëfikësit dhe shërbimet tjera komunale,

4: FSK (Forca e Sigurisë së Kosovës),

5: KFOR,

6: EULEX,

7: Vizitat zyrtare nga institucionet,

8: Donatorët,

9 : Mjetet e përditshme të punës të kompanive punë kryese (kamionë, furgona, etj),

10: Invalidët dhe Veteranët – (por në pikën e pagesës duhet të arsyetohet me librezë apo kartelë të shoqatës po ashtu të bashkangjitur, raportin e mjekut kun ë raport duhet të  figurojë emri i tij dhe vula nga QKUK,

11: Gazetarët, (por duhet të arsyetohet në pikën e pagesës me lejen e lëshuar nga zyra e Informimit në QKUK”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së dhënë Indeksonline.

Ndërkaq, duhet përkujtuar se kategoritë nuk kanë përfunduar pasi të njëjtat mund të pasurohen në rast se nga shoqata e tyre ka kërkesë, pastaj si komision vendoset nëse është për lirim apo jo.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?