Shqiptarët e varfër që udhëhiqen nga këta pasanikë

Shqiptarët e varfër që udhëhiqen nga këta pasanikë

Open Data Albania ka zbardhur deklarimin e pasurisë të kryebashkiakëve që drejtojnë Bashkitë e Shqipërisë, disa prej tyre kanë pasuri që tejkalon shifrën 1 milion euro. Në vend të parë renditet kryetari socialist i bashkisë së Pukës. Përpara se të zgjidhej në krye të bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj ka deklaruar një pasuri prej gati […]

Në vend të parë renditet kryetari socialist i bashkisë së Pukës. Përpara se të zgjidhej në krye të bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj ka deklaruar një pasuri prej gati 6 milionë euro. Gjonaj zotëron disa apartamente, magazina, por edhe biznese, përfshirë gjysmën e hotel-turizmit në Pukë. Të gjitha këto pasuri, sipas deklarimit të Gjonajt, kanë ardhur nga aktiviteti i biznesit përpara se ai të bëhej kryebashkiak.

Eduard Kapri, kryebashkiaku i Pogradecit, i zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike, renditet në vendin e dytë. Edhe pse në deklarimin e tij nuk i ka konvertuar në vlerë pronat që zotëron, kryebashkiaku i Pogradecit është pronar i 45 apartamenteve në Shëngjin, me sipërfaqe mbi 3000 metra katrore dhe 37 bodrumeve të tjera në Lezhë.

Në vendin e tretë renditet kryetarja socialiste e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi. Zonja Bufi ka disa apartamente, trojeve dhe biznese, me vlerë totale 1.5 milionë euro. Burimi i këtyre parave, sipas deklarimit, është nga emigracioni.

Tonin Marinaj, kryebashkiaku socialist i Malësisë së Madhe, renditet i katërti në listë. Sipas deklarimit, pasuria e tij, përpara se të zgjidhej, ishte mbi 1.3 milionë euro.

Fiqiri Ismaili, kryebashkiaku demokrat i Vorës, qytetit të vogël pranë Tiranës, ka një pasuri rreth 1 milionë euro. Ai zotëron 5 apartamente, dyqane dhe një biznes imputesh bujqësore.

Në vendin e 6 dhe të 7 renditen dy figura të njohura të partisë socialiste, Vangjush Dako dhe Qazim Sejdini. Kryetari i Bashkisë së Durrësit zotëron një pallat 11 katësh, disa troje dhe magazina, të cilat kanë një vlerë rreth 650 mijë euro. Ndërsa kryetari i Bashkisë së Elbasanit zotëron 640 mijë euro pasuri të patundshme, pjesa dërrmuese e të cilave në Fier./TCh

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?