Shqipëria merr një lajm të mirë për datën e anëtarësimit në BE

Shqipëria merr një lajm të mirë për datën e anëtarësimit në BE

Në kuadër të takimit të Këshillit të Stabilizim-Asociimit, shefja e Politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini ka zhvilluar një takim kokë më kokë me ministrin e Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati. Në konferencën e përbashkët për shtyp,Mogherini ka konfirmuar angazhimin për integrimin e Shqipërisë në BE dhe rëndësinë e reformave që Shqipëria po kryen, sidomos […]

Në kuadër të takimit të Këshillit të Stabilizim-Asociimit, shefja e Politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini ka zhvilluar një takim kokë më kokë me ministrin e Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati.

Në konferencën e përbashkët për shtyp,Mogherini ka konfirmuar angazhimin për integrimin e Shqipërisë në BE dhe rëndësinë e reformave që Shqipëria po kryen, sidomos ajo në drejtësi.

“Kjo reformë është një çelës shumë i rëndësishëm i integrimit të Shqipërisë. Është një proces transformues dhe që shërben për shumë sektorë si biznesi, etj. Këtu ka shumë vend për përmirësim për të arritur potencialin e plotë, prandaj i kemi dhënë rëndësi kësaj reforme”, ka thënë Mogherini.

Ajo ka përgëzuar institucionet shqiptare që kanë nisur këtë reformë dhe ka garantuar për vijimin e mbështetjes nga KE për implementimin e saj.

“Diskutuam edhe për sundimin e ligjit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Duhet vazhduar në këtë drejtim”, ka vijuar Mogherini.

Teksa ka vlerësuar rolin e luajtur nga Shqipëria në Ballkan, shefja e diplomacisë europiane ka nënvizuar se, viti i ardhshëm mund të jetë një shans për vendet e rajonit.

“Jemi dakord që viti 2018 do të jetë një mundësi unike për rajonin në tërësi dhe Shqipërinë, që të përparojë në rrugën e integrimit. Jam e sigurt se presidenca bullgare e BE-së do të punojë ngushtë me rajonin. Jam e bindur se Shqipëria mundet dhe do t’i përdorë 6 muajt e ardhshëm për të bërë hapa kyçe”, ka shtuar Mogherini.

Ndërkohë, ministri Bushati u shpreh se viti 2018 do të jetë një vit vendimtar për Shqipërinë.

“Konstatuam së bashku që ka një proces të konsoliduar të zbatimit të të drejtave dhe detyrimeve që burojnë nga ky proces. Presim që 2018-ta të jetë një vit vendimtar për Shqipërinë dhe ne besojmë se hapja e bisedimeve për integrim do të na ndihmojë. Reforma në drejtësi është një mundësi unike. Diskutuam edhe rezultatet e arritura edhe për luftën kundër krimit të organizuar, edhe këto rezultate janë një produkt i përbashkët edhe me agjencitë ligjzbatuese evropiane. E gjitha kjo dëshmon vullnetin tonë. Arritjet tona përbëjnë një bazë solide për të ardhmen e vendit dhe në kuadër të negociatave”, u shpreh ministri Bushati.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?