Serbi në veri u rrah dy herë për një vit, Serbia ka këtë kërkesë

Mbrëmë pas mesnate, persona të panjohur kanë sulmuar një serb në Veri të Mitrovicës, përkatësisht në lagjen e Boshnjakëve. Indeksonline raportoi për këtë incident, për të cilin sipas medieve serbe, i lënduar është shtrirë në spital pasi kishte marr lëndime trupore. Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë ka kërkuar nga autoritetet kompetente që të […]
Indeksonline raportoi për këtë incident, për të cilin sipas medieve serbe, i lënduar është shtrirë në spital pasi kishte marr lëndime trupore.
Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë ka kërkuar nga autoritetet kompetente që të zbardhin këtë rast, pasi që serbi 31 vjeçar, Bojana Staletoviq ishte sulmuar edhe një herë tjetër gjatë këtij viti.
Ai u rrah nga disa persona në prill, për çka thotë se iu bë me motive etnike.












