Selimi komenton deklaratën e Haradinajt për anëtarësim të Kosovës në NATO në vitin 2020

Selimi komenton deklaratën e Haradinajt për anëtarësim të Kosovës në NATO në vitin 2020

Kryeministri Ramush Haradinaj në konferencën e NATO-s të mbajtur në Prishtinë këtë javë, ka folur rreth anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Sipas tij, Kosova mund ta përmbyllë këtë proces në vitin 2020 meqë është duke u punuar shumë në formimin e Ushtrisë. Këtë deklaratë të kryeministrit, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi […]

Kryeministri Ramush Haradinaj në konferencën e NATO-s të mbajtur në Prishtinë këtë javë, ka folur rreth anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Sipas tij, Kosova mund ta përmbyllë këtë proces në vitin 2020 meqë është duke u punuar shumë në formimin e Ushtrisë. Këtë deklaratë të kryeministrit, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi e ka quajtur si “shumë optimiste”.

Anwtari i Komisionit për FSK ka thënë se pa u larguar ndikimi i Serbisë përmes Listës Serbe në shtetbërjen e Kosovës, nuk mund të flitet për afate.

“Aspiratat e kryeministrit për 2020-ën mua po më duken shumë optimiste. Por po harrojmë se jemi në fund të 2017-ës dhe deri në 2020-ën kanë mbetur pak më shumë se dy vjet, por është me rëndësi që ne të jemi në atë kahje. Unë nuk po flas për afate, por për kahje. Kur te kemi kahjen e përcaktuar, mund të flasim për afate. Por, për këtë nuk mund të flasim pa e hequr pengesën e shtetbërjes që vjen nga Serbia në Kosovë”, ka thënë ai.

Sa i përket plotësimit të standardeve, deputeti ka thënë se Kosova sikurse vendet e rajonit, do të mund t`i plotësonte ato dhe të anëtarësohej në NATO. Por, Selimi është shprehur se Qeveria e Kosovës duhet të tregohet e vetëdijshme se e ka si pengesë serioze rolin e Listës Serbe.

“Për atë çfarë ofron Kosova dhe Ushtria e saj, ne do të mund t`i plotësonim të gjitha kriteret për të qenë anëtar i NATO-s, edhe në fushën gjeostrategjike po ashtu. Por, deri në anëtarësim në NATO, Qeveria e Kosovës duhet të jetë e vetëdijshme që e ka një pengesë shumë serioze, e kjo është Lista Serbe si marionetë e Qeverisë serbe në Kosovë. Sigurisht se duhen plotësim i kritereve dhe kushteve për të qenë anëtar i NATO-s, por edhe Kosova do të mund ta bënte sikurse e ka bërë Shqipëria, Mali i Zi. Kështu që, po mbetet që Qeveria e Kosovës ta largojë ndikimin determinues të Serbisë përmes Listës Serbe në Qeveri dhe në Parlament”, ka thënë tutje ai për “Indeksonline”.

Ai ka shtuar se ndonëse Kosova është partnere e NATO-s dhe FSK-ja partner i KFOR-it, si shkak i Listës Serbe po vazhdon të mungojë anëtarësimi formal.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?