Saimir Tahiri kthehet në Tiranë, zbulohen detaje nga vizita në Gjermani

Saimir Tahiri kthehet në Tiranë, zbulohen detaje nga vizita në Gjermani

Jo të shtunën siç ishte premtuar, por të dielën. Saimir Tahiri është rikthyer në Tiranë pas vizitës disa ditore që ka bërë në Gjermani. Ikja e Tahirit jashtë Shqipërisë, ngjalli dyshime të forta nëse ai ishte arratisur apo larguar për punë.  Burimet thonë se Tahiri ka qenë në Gjermani për të zhvilluar një vizitë pranë […]

Jo të shtunën siç ishte premtuar, por të dielën. Saimir Tahiri është rikthyer në Tiranë pas vizitës disa ditore që ka bërë në Gjermani.

Ikja e Tahirit jashtë Shqipërisë, ngjalli dyshime të forta nëse ai ishte arratisur apo larguar për punë.  Burimet thonë se Tahiri ka qenë në Gjermani për të zhvilluar një vizitë pranë babait të tij, që po kurohet në këtë vend.

Babai i Tahirit, Bashkim Tahiri mësohet se ka disa kohë që kurohet në Gjermani, për një sëmundje. Kjo ka qenë edhe arsyeja e largimit të Tahirit.

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri dje thirrje për heqjen e mandatit të Saimir Tahirit, ndërsa prokuroria thotë se e ka cilësuar si të nevojshëm bllokimin e pasaportës së ish-ministrit të Brendshëm, nisur nga fakti që Kuvendi nuk i dha leje për arrestimin e tij.

Saimir Tahiri nuk ka komentuar asgjë që prej datës 30 tetor, kur hodhi një video në Facebook duke ironizuar opozitën dhe median.

Por duket se gojën, ish-ministrit ja ka mbyllur arrestimi në 1 nëntor i Orest Sotës, biznesmenit të ri i cili kishte në makinë 836 mijë euro dhe dy patenta për anije në emër të Tahirit, njëra prej të cilave ishte me foto me mjekër dhe tjetra pa mjekër.

Që prej arrestimit të të riut, Tahiri nuk ka thënë asnjë fjalë, as në Facebook apo media./syri.net

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?