Sabri Hamiti lëshoi i revoltuar tubimin përmbyllës të LDK’së në Prishtinë, mësojeni pse

Sabri Hamiti lëshoi i revoltuar tubimin përmbyllës të LDK’së në Prishtinë, mësojeni pse

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot në Prishtinë tubimin përmbyllës të fushatës për garën e balotazhit që do të mbahet të dielën, më 19 nëntor. Tubimi i LDK’së nisi me performancën e reperit të njohur kosovar, Ledri Vula. Kjo shtyri një nga figurat kryesore të kësaj partie, Akademik Sabri Hamiti në shenjë revolte, ta […]

Në orën 17, LDK mbajti sot tubimin përmbyllës në Prishtinë. Në këtë tubim morën pjesë figurat kryesore të partisë e simpatizantë, shkruan Periskopi.

Për dallim prej herëve të tjera, tubimi i sotëm nisi me performancën e rep-artistit, Ledri Vula. Ai, i rrethuar nga figurat kyçe të kësaj partie, po performonte disa nga këngët e tij.

E kjo nxiti reagimin e nënkryetarit të partisë, akademik Sabri Hamiti.

Ai i revoltuar me hapësirën që i është dhënë reperit, lëshoi tubimin.

Edhe para se ta lëshonte tubimin, në video shihet frustrimi i Hamitit me performancën e këngëtarit.

Gjatë tërë kohës pothuajse, ai qëndron në telefon dhe nuk i kushton vëmendje këngëve të reperit.

‘krejt shokt e mi’ ishte kënga që po e këndonte Ledri, ndërsa mori duartrokitje nga të gjithë, me të përfunduar. Në vend të duartrokitjeve, nga akademiku Hamiti ai pranoi bojkot total.

Teksti i kësaj kënge, që Ledri Vula e këndoi në tubimin e LDK’së është mjaft skandaloz.

“Krejt shokt e mi, doken si pimpa, Krejt shokt e mi, kerret e mira, Krejt shokt e mi, Krejt shokt e mi, Krejt shokt e mi, Krejt le ta din”, thuhet në refrenin e kësaj këngë.

Është e çuditshme se nga kush është përzgjedhur që një këngë me një tekst të tillë, që glorifikon jetën e gangsterëve, të transmetohet në një tubim të LDK’së, që njihet si parti paqësore.

Derisa, ‘pimp’ nënkupton njeriu bandit që i kontrollon ‘prostitutat’ dhe u siguron klientë atyre, për Akademiku Sabri Hamiti mund të jetë tejet poshtëruese që t’i duartrokas një teksti të tillë skandaloz, në tubimin përmbyllës të partisë, dikur më të madhe në vend, e cila përherë është dalluar për numrin më të madh të akademikëve.

Këngët e Ledri Vulës që e bën Sabri Hamitin ta lëshoi tubimin, i pëlqyen kandidatit të LDK’së për kryetar Prishtine, Arban Abrashi, i cili po shijonte performancën e tij.

Madje, në rrjetet sociale të tij, Abrashi ka shpërndarë vetëm pjesën e tubimit kur performoi këngëtari, duke përjashtuar fjalimin që e mbajti kryetari i partisë, Isa Mustafa.

Në tubimin e sotëm ishte e çuditshme se si fjalimet mbajtën vetëm Mustafa, Abrashi e Gent Begolli i AAK’së, duke u lënë anash deputetët si Vjosa Osmani e Lumir Abdixhiku./Periskopi

Nga minuta gjashtë e kësaj videoje, mund ta shihni Sabri Hamiti teksa largohet nga tubimi:

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?