Rita Ora lë pa fjalë jurinë e ‘The Voice of Germany’, u del si konkurrente e thjeshtë (Video)

Rita Ora lë pa fjalë jurinë e ‘The Voice of Germany’, u del si konkurrente e thjeshtë (Video)

Rita Ora shkëlqen ngado ku shkon. Që nga këngët e saj, në reklama të ndryshme, në pjesëmarrjen në evenimente të ndryshme botërore, por edhe në audicione të këndimit. Kësaj radhe këngëtarja shqiptare ka befasuar të gjithë me pjesëmarrjen në “The Voice of Germany”, shkruajnë mediat gjermane, përcjell albinfo.ch. Ajo është paraqitur si një kandidate e […]

Rita Ora shkëlqen ngado ku shkon. Që nga këngët e saj, në reklama të ndryshme, në pjesëmarrjen në evenimente të ndryshme botërore, por edhe në audicione të këndimit.

Kësaj radhe këngëtarja shqiptare ka befasuar të gjithë me pjesëmarrjen në “The Voice of Germany”, shkruajnë mediat gjermane, përcjell albinfo.ch.

Ajo është paraqitur si një kandidate e thjesht, që dëshiron të bëhet këngëtare. Por, ky është fillimi, pasi Rita ka mahnitur jurinë me zërin e saj. Juria ka mbetur e befasuar me prezencën e saj, madje, nuk ju kanë besuar syve, duke e pyetur nëse vërtet është ajo.

Por, ajo ishte Rita Ora, që u paraqit me këngën e saj, “Your Song”. Rita tregoi pse ka marrë pjesë, dhe kjo është një përvojë e veçantë për të. Ajo gjithashtu ka qenë në jurinë e “The Voice UK”.

Mediat gjermane e kanë përshkruar se kurrë nuk ka pasur një befasi të tillë. Programi është transmetuar në “ProSieben”.

Rita gjithashtu ka marrë pjesë në ndarjen e çmimeve Bambi në Berlin, ku gjithashtu ka shkëlqyer në tepihun e kuq.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=VhqmuM28Tk4

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya