Reshitaj: Kosova do të ngadalësojë rritjen e emetimeve të gazrave serrë

Reshitaj: Kosova do të ngadalësojë rritjen e emetimeve të gazrave serrë

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka shprehur nevojën e bashkëpunimit mes shteteve në zgjidhjen e problemeve për ndryshimet klimatike, dhe kërkoi që Kosova të ketë qasje në fondet ndërkombëtare për mjedisin. Ajo këto komente i bëri në takimin e nivelit të lartë të Ballkanit Perëndimor mbi mjedisin dhe ndryshimet klimatike, që po […]

Ajo këto komente i bëri në takimin e nivelit të lartë të Ballkanit Perëndimor mbi mjedisin dhe ndryshimet klimatike, që po mbahet në Bon të Gjermanisë, organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Reshitaj tha se Kosova është e përkushtuar në  krijimin e një mjedisi të pastër duke reduktuar efektet serrë dhe falë angazhimeve  në krahasim me vendet tjera evropiane, ajo ka emetime relativisht më të ulëta të gazrave për kokë banori.

“Shteti ynë do të ngadalësojë rritjen e emetimeve të gazrave serrë nëpërmjet rritjes së efikasitetit të energjisë në të gjithë sektorët; investimi në burimet e ripërtërira të energjisë dhe përdorimi i qëndrueshëm i burimeve të saj natyrore”, tha ajo.

Pjesëmarrësit në këtë takim miratuan deklaratën mbi mjedisin dhe veprimin klimatik në Ballkanin Perëndimor, duke rënë dakord për nevojën  e bashkëpunimit mes vendeve për të përmirësuar koordinimin e iniciativave dhe projekteve ekzistuese rajonale,  si dhe ato që do të zhvillohen për t’i shërbyer qëllimeve të Strategjisë së Evropës Juglindore 2020.

Ndryshe, deri më tani Kosova për dallim nga shtetet tjera, në këto takime është përfaqësuar vetëm nga stafi administrativ dhe jo nga ministri i Mjedisit, kurse tani është hera e parë që shteti ynë përfaqësohet nga një ministër si shtet i pavarur.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?