Repikat Rama–Basha: Do të vish te unë. Koha jote mori fund, e imja ka nisur

Repikat Rama–Basha: Do të vish te unë. Koha jote mori fund, e imja ka nisur

Kryeministri Edi Rama tha në seancën e së enjtes se e pret sërish kreun e PD që të ulen për të diskutuar. “Prapë do të vish të ulesh me mua, dhe unë të pres. Jo se është Dita Ndërkombëtare e Tolerancës, por sepse nga ajo ulje, do bëhet më mirë për këtë vend e për […]

Kryeministri Edi Rama tha në seancën e së enjtes se e pret sërish kreun e PD që të ulen për të diskutuar.

“Prapë do të vish të ulesh me mua, dhe unë të pres. Jo se është Dita Ndërkombëtare e Tolerancës, por sepse nga ajo ulje, do bëhet më mirë për këtë vend e për këta njerëz,” tha Rama.

“Si ka mundësi që raporti i GdF për drogën, i mirëpritur në Bruksel, edhe në selinë e PPE, ju hidhëron? A doni që Shqipëria të dilte nga harta e vendeve që kultivon dhe trafikon lëndë narkotike? Apo tani që iku kanabisi, nuk do keni se si bëni betejë me ne. Ka 1 mijë e një gjëra për të bërë betejë me ne.

Midis të djathtës dhe ju është vetëm djathi. Doni djathë, ju ka marrë malli për djathë. Është shumë e lehtë, por shumë dritëshkurtër të luash me fjalë, të bësh prokurorin, gjykatësin dhe të japësh vendime këtu në këtë foltore, ndërkohë që je po ti që vrapove në Kamzë për të treguar solidaritet për një të arrestuar, që ishte një nga pesë yjet e partisë tënde. Këtu prapë ne ndryshojmë, ne presim procesin, ne presim hetimin. Një këshillë po ta jap, mos u ngut se prapë mund të dalësh bllof.

Kolegët ndërkombëtarë ngrenë supet dhe qeshin me keqardhje për ju. E di si më tha njëri, si mund ta dua unë Shqipërinë, kur nuk e do as Partia Demokratike,” tha Rama.

Kurse kreu i PD, Lulzim Basha tha se koha e Edi Ramës ka marrë fund. Basha tha se tani ka nisur koha e tij.

“Partnerët ta kanë vënë vizën dhe për këtë nuk ke nevojë për viza. Ti nuk ke dështuar me luftën kundër drogës, me luftën kundër krimit. Ti je arsyeja se përse krimi u fut në këtë sallë.

Nuk e di si e paske dëgjuar atë mikun, por të huajt po bëjnë llogari se si do ikësh ti. Ti je një qeveri e rënë.

Ne jemi partia që hoqi vizat për shqiptarët, ti po ua kthen vizat. Ne e futëm vendin në NATO, ti bëre protesta kundër. Ne jemi partia që do të bëjë të mundur jo vetëm largimin tënd nga pushteti, por edhe kurimin e trupit të sëmurë të shoqërisë nga kanceri i krimit dhe drogës.

Të huajt kanë ardhur për tjetër detyrë, që lufta kundër krimit të mos reduktohet tek rivalët e Agron Xhafës. Sot të huajt kanë vetëm një partner të besueshëm, një forcë politike që nuk i shtriu dorën krimit. Ne jemi e vetmja garanci për atë që po vjen dhe ti nuk e ndal dot. Shenjat e gishtërinjve i ke lënë kudo. Koha ime sapo ka filluar, e jotja ka marrë fund”./MAPO/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?