Reagimet e partive politike për Demarkacionin, pas deklaratës së Ambasadës Amerikane

Reagimet e partive politike për Demarkacionin, pas deklaratës së Ambasadës Amerikane

Ka dy vite që tema e demarkacionit me Malin e Zi është njëra ndër çështjet më të rëndësishme politike në vend. Kishte nisur me protesta në Kuvend e jashtë tij dhe gaz lotsjellës, duke kundërshtuar marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës e Malit të Zi për çështjen e kufirit shtetëror në mes dy vendeve. Kryeministri Ramush […]

Kishte nisur me protesta në Kuvend e jashtë tij dhe gaz lotsjellës, duke kundërshtuar marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës e Malit të Zi për çështjen e kufirit shtetëror në mes dy vendeve.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ndër vendimet e para që kishte marrë si shef i Qeverisë, ishte shkarkimi i Komisionit shtetëror për demarkacion në krye me Murat Mehën dhe emërimi i Komisioni të ri, në krye të të cilit është ish-deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi.

Të hënën Komisioni aktual Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, ka raportuar para Komisionit për Integrime Evropiane për gjetjet e tij në lidhje me demarkacionit e kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

Në lidhje me këtë raportim, anëtarët e Komisionit për Integrim Evropian kanë reaguar duke thënë se në këtë paraqitje nuk janë prezantuar gjetje të reja.

Pas këtij raportimi në Kuvend, ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku përmes një deklaratë për media ka thënë se është e zhgënjyer nga raportimet e Komisionit të ri.

Sipas Ambasadës Amerikane, pohimet e këtij komisioni janë të pabazuara, çorientuese dhe të gabueshme.

Shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi,  tregoi se qëndrimi i PDK-së për demarkacionin është shumë i qartë dhe nuk ka ndryshuar gjë.

Ndërsa, lidhur me këtë çështjen e Demarkacionit, deputeti i Nisma për Kosovën, Enver Hoti, ka thënë se Komisioni është në rrugë të mbarë.

Sipas tij, reagimet e jashtme që vijnë ndaj këtij Komisioni janë para-presione të panevojshme.

“Mendoj që të gjitha të tjerat nga kushdo që vijnë janë presione të panevojshme dhe neve na lënë për të kuptuar që ka ndonjë presion të mundshëm”, tha Hoti.

Deputeti Hoti nga partia NISMA, gjithashtu tha se e mbështesin raportin e Komisionit aktual Shtetëror për të ardhur deri te e vërteta.

“Presim raportin përfundimtar të Komisionit Shtetëror dhe nuk kemi asnjë dilemë për prezantimin e raportit të plotë me të gjitha informacionet e nevojshme zyrtare, derisa ta kompletojnë këtë raport. Mbështesim raportin e Komisionit aktual shtetëror për të ardhur deri tek e vërteta lidhur me demarkimin e Malit të Zi, se çka ka ndodhur dhe cila është e vërteta”, theksoi ai.

Ndërsa, shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi,  tha se nuk e komentojnë deklaratën e Ambasadës Amerikane.

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi theksoi se Qeveria ‘Haradinaj’ e ka rastin dhe kohën e mjaftueshme që të argumentojë pretendimet se Kosova po humb territor .

Ai tha se janë duke pritur që Komisioni të bëj punën e duhur.

“Po presim që Komisioni të bëjë punën e duhur dhe të dalë me argumentin që Kosova po humb territor”, u shpreh Selimi.

Telegrafi ka provuar të marr një prononcim edhe nga shefit i Grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, mirëpo një gjë e tillë ishte e pamundur.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?