Ratifikimi i demarkacionit shkon drejt dështimit

Ratifikimi i demarkacionit shkon drejt dështimit

Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Ramush Haradinaj nuk tërhiqen nga pretendimi për të dëshmuar se Marrëveshja me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit, e nënshkruar në gusht të vitit 2015, ishte e gabueshme. Nga këto pretendime, Qeveria nuk është lëkundur as pas “qortimeve” të cilat i erdhën asaj nga presidenti Hashim Thaçi, Bashkimi Evropian […]

Nga këto pretendime, Qeveria nuk është lëkundur as pas “qortimeve” të cilat i erdhën asaj nga presidenti Hashim Thaçi, Bashkimi Evropian dhe së fundmi nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Në Qeverinë e Kosovës, besojnë se Komisioni i ri Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit do të sjellë faktet të reja dhe dëshmi, të cilat sipas ekzekutivit, do të tregojnë se Marrëveshja ekzistuese për demarkacionin me Malin e Zi është e gabueshme.

Halil Matoshi, këshilltar për media në kabinetin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, tha për Radion Evropa e Lirë, se qëndrimi i kryeministrit Haradinaj është i njëjtë pavarësisht deklarimeve të ndryshme nga zyrtarë vendorë dhe ndërkombëtarë. Matoshi tha se tash për tash nuk ka ndonjë ndryshim, derisa të hartohet raporti final i Komisionit Shtetëror për Kufirin.

“Pritet që në afatin optimal, do të thotë shumë shpejt, Komisioni i ri Shtetëror të dalë me raportin për të gjeturat rreth kësaj çështjeje dhe tek atëherë do të studiohen dhe të ndërmerren veprimet adekuate”, tha Matoshi.

Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, gjatë një prezantimi para Komisionit parlamentar për Integrime Evropiane ka thënë se nga hulumtimet e bëra janë vërejtur parregullsi në punën e Komisionit paraprak, mbi bazën e të cilit ishte nënshkruar Marrëveshja me Malin e Zi për demarkacionin.

Kryesuesi i këtij Komisioni, Shpejtim Bulliqi, ka deklaruar se Komisioni është duke bërë punën me përpikëri të madhe dhe se janë afër përmbylljes së raportit final rreth gjetjeve për demarkimin e kufirit Kosovë-Mal i Zi.

Anëtarët e këtij Komisionit po ashtu theksuan se nga gjetjet e deritanishme është vërejtur se Kosova me Malin e Zi nuk ka marrëveshje për demarkacion, por ka marrëveshje për kufirin.

Por, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, përmes një deklarate, ka shprehur zhgënjimin e saj duke i cilësuar pohimet e këtij Komisioni si të pabazuara, çorientuese, dhe të gabueshme.

“Marrëveshja ekzistuese pasqyron një proces të saktë të përcaktimit të kufirit, të konfirmuar nga Komisioni Shtetëror i Kosovës dhe ekspertë të shumtë të njohur ndërkombëtarisht. Vënia në dyshim e marrëveshjes dhe zvarritja e procesit të ratifikimit, kërcënojnë marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët e saj dhe me BE-në, dhe e lënë Kosovën dhe qytetarët e saj të izoluar”, theksohet në deklaratën e Ambasadës amerikane.

Ambasada amerikane ka ftuar politikanët e Kosovës që të shikojnë përtej interesave personale partiake dhe politikës partiake, dhe që të përqendrohen në nevojat e qytetarëve të tyre duke e ratifikuar marrëveshjen ekzistuese sa më shpejtë që është e mundur.

Nga ana tjetër, politologu Ramush Tahiri tha për Radion Evropa e Lirë se tash për tash nuk duket se ka alternativat tjera për gjetjen e një zgjidhjeje, përveç marrëveshjes ekzistuese, të cilën e ka nënshkruar presidenti Thaçi në vitin 2015.

“Unë po e kuptoj këtë kërkesën e këtyre deputetëve apo të qeveritarëve që po i duan t’i marrin Malit të Zi territor. Me çfarë të drejte do t’i marrësh territor? Po thirren në marrëveshjet e kongresit të Berlinit, kur është bërë marrëveshja mes Malit të Zi dhe Turqisë dhe kur janë humbur territoret shqiptare. Ajo është një çështje historike, por nuk është një çështje praktike që i përket sot trashëgimisë së Republikës së Kosovës”, tha Tahiri.

Tahiri thekson se Qeveria Haradinaj mund ta dërgojë marrëveshjen ekzistues në Kuvend për ta hedhur poshtë, por sipas tij, marrëveshjet në Parlament zakonisht dërgohen për t’u aprovuar.

“Qeveria mund ta dërgojë në Kuvend marrëveshjen me synimin për ta rrëzuar edhe pse Qeveria kur i dërgon ligjet ose marrëveshjet në Parlament, i dërgon për t’i kaluar ato e jo për t’i rrëzuar. Për fat të keq, Komisioni duket se po sillet si më herët, anëtarët e tij po japin teori të ndryshme, pa e përfillur obligimin ligjor që e kanë për shënimin e vijës kufitare”, tha Tahiri.

Ndërkohë, Halil Matoshi, nga kabineti i Kryeministrit të Kosovës, thotë se derisa nuk përfundon puna e Komisionit, nuk mund të thuhet se çka do të ndodh me marrëveshjen ekzistuese.

“Ne nuk e paragjykojmë një komision ekspertësh”, tha Matoshi.

Komisioni i ri Shtetëror për Kufirin ka marrë mandatin nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe Qeveria e Kosovës, që t’i bëjë matjet e reja rreth Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Qeveria Haradinaj dhe Komisioni i ri pretendojnë se Marrëveshja me Malin e Zi për demarkacionin është e gabuar dhe se Kosova me këtë marrëveshje ka humbur territor.

Me këto konstatime nuk është pajtuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi si dhe njëri prej liderëve opozitar dhe ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike e Kosovës.

Në anën tjetër, Komisioni Evropian në disa raste ua ka përsëritur, Kryeministrit dhe Qeverisë së Kosovës, se pa ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, Kosova nuk mund të përfitojë nga procesi i liberalizimit të vizave.

Të premten, pritet që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të qëndrojë në Bruksel, me ç’rast do të zhvillojë takime me zyrtarët e lartë të BE-së, ku ndër tjera, temë e diskutimeve pritet të jetë edhe çështja e ndërlidhjes së ratifikimit të Demarkacionit dhe liberalizimit të vizave.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?