Ramush Haradinaj: Qeveria e Kosovës nuk ka nevojë për më shumë se një zëvendësministër

Ramush Haradinaj: Qeveria e Kosovës nuk ka nevojë për më shumë se një zëvendësministër

Qeveria Haradinaj e cila ka thyer rekordin me emërimin e mbi 60 zëvendësministrave, është krituar jashtëzakonisht shumë nga të gjithë. Kjo qeveri po llogaritet  si më e madhja për kokë banori në botë. Por e çuditshme është se edhe vetë Ramush Haradinaj ishte kundër numrit të madh të zëvendësministrave, vetëm se në kohën sa ishte […]

Kjo qeveri po llogaritet  si më e madhja për kokë banori në botë.

Por e çuditshme është se edhe vetë Ramush Haradinaj ishte kundër numrit të madh të zëvendësministrave, vetëm se në kohën sa ishte Isa Mustafa kryeministër.

Ai më 16 dhjetor të vitit 2014 kishte bërë një shkrim në Facebook, ku thoshte se me një gjendje socio-ekonomike siç e ka Kosova, nuk do të duhej të kishte më shumë se një zëvendësministër, transmeton Periskopi.

Ai kishte thënë  se është i domosdoshëm zvogëlimi i kabinetit qeveritar, duke iu bërë thirrje që të ndalen.

Sipas llogaritjeve, del  se zëvendësministrat e Qeverisë së Ramush Haradinajt do t’i kushtojnë buxhetit mbi 110 mijë euro në muaj.

 

Ja statusi i plotë i tij në Facebook:

Të nderuar qytetarë të vendit,

Me një gjendje socio-ekonomike siç po gjendet Kosova, Qeveria nuk guxon të ketë më shumë se një Zëvendesministër.

Është shumë shqetësuese dhe e papranueshme që pas numrit rekord te Ministrive, Qeveria e Republikës së Kosovës të ketë më shumë se një Zëvendësministër për Ministri.

Rritja e pakuptimtë e shpenzimeve qeveritare po kalon në abuzim arrogant me pushtetin, vetëm për interesa të ngushta klienteliste.

Zvogëlimi i kabinetit qeveritar është domosdoshmëri. Qasja e tanishme po tregon se Kosova po forcohet në Parti-Shtet!

Ju bëjmë thirrje – ndaluni nga këto veprime!

RH/Periskopi/

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/309507672506987

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?