Qeveria nis procedurat për ndryshimin e Ligjit të FSK-së

Qeveria nis procedurat për ndryshimin e Ligjit të FSK-së

Institucionet kosovare po ngulmojnë në ndryshimin e statusit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, derisa për këtë nuk ekziston edhe mbështetja e përfaqësuesve serbë në Kuvendin e Kosovës. Nga ana tjetër, institucionet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ato të BE-së dhe Shteteve të Bashkauara, kanë insistuar që ky transformim të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese dhe jo […]

Institucionet kosovare po ngulmojnë në ndryshimin e statusit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, derisa për këtë nuk ekziston edhe mbështetja e përfaqësuesve serbë në Kuvendin e Kosovës. Nga ana tjetër, institucionet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ato të BE-së dhe Shteteve të Bashkauara, kanë insistuar që ky transformim të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese dhe jo vetëm me ndryshimin e ligjit.

Zyra e Kryeministrit e Republikës së Kosovës ka hapur konsultim publik për Projektligjin që ka për qëllim të bëjë ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me Forcat e Armatosura të Kosovës. Konsultimi publik do të jetë i hapur nga sot deri më 7 dhjetor 2017.

Ky ligj ka për synim shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Republikës së Kosovës.

Në nenin 2 thuhet se titulli i Ligjit: “Ligji për Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës “ fshihet dhe formulohet si vijon:  “ Ligji për Ministrinë e Mbrojtjes”.

Kurse në neni 3 thuhet se titulli i Ligjit “Ligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës“ fshihet dhe formulohet si vijon:  “Ligji për Forcat e Armatosura të Kosovës”.

“Forcat e Armatosura të Kosovës mbrojnë sovranitetin, integritetin territorial, qytetarët, pronën dhe interesat e Republikës së Kosovës, si dhe kontribuojnë në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal dhe global”, thuhet në projekligj.

“Forcat e Armatosura të Kosovës janë forca kombëtare ushtarake të Republikës së Kosovës, dhe mund të dërgojnë pjesëtarët e saj jashtë vendit, në përputhje të plotë me përgjegjësitë e saj ndërkombëtare”, thuhet më tej në draftin e projekligjit.

Pos projeklitgjit, Zyra e Kryeministrit ka publikuar në ueb-faqen e saj edhe një “dokument konsultimi”.

“Zhvillimi i Forcave të Armatosura të Kosovës parasheh që forcat tona të vazhdojnë të rrisin bashkëpunimin me shtete aleate me qëllim që të trajnohen dhe fitojnë shkathtësi për të marrë pjesë eventualisht, në mënyrë efektive, në operacione të përbashkëta, të përshtatshme me partnerët në nivel rajonal dhe në nivel ndërkombëtar siç janë: NATO, BE, OKB, OSBE”, thuhet në dokument.

Për sa i përket përafrimit me legjislacionin e BE-së, thuhet se fusha e mbrojtjes nuk përcaktohet me AQUIS, mirëpo projektligji është në përputhje me standardet e NATO-s.

Në dokument thuhet se Projektligji ka dalë si rezultat i Analizës së Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë, kurse në grupet punuese për hartimin e dokumentit bazë kanë qenë të angazhuar të gjithë akterët e Sektorit të Sigurisë në Kosovë.

Institucionet kosovare po ngulmojnë në ndryshimin e statusit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, derisa për këtë nuk ekziston edhe mbështetja e përfaqësuesve serbë në Kuvendin e Kosovës. Nga ana tjetër, institucionet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ato të BE-së dhe Shteteve të Bashkauara kanë insistuar që ky transformim të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese dhe jo vetëm me ndryshimin e ligjit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?