Putin ‘mjeshtri i gjuhës së trupit’, reagimi i iranianëve në lidhje me vizitën (Foto)

Presidenti rus vizitoi Iranin të mërkurën dhe udhëtimi i tij sigurisht që nuk i iki mediave sociale. “Sputnik Iran” ka hedhur një vështrim në atë që u tha, duke zgjedhur komentet më interesante të publikuara rreth udhëheqësit rus. Përdoruesit e mediave sociale nga Irani kishin një interes të madh në vizitën e fundit të Vladimir […]
Përdoruesit e mediave sociale nga Irani kishin një interes të madh në vizitën e fundit të Vladimir Putinit në vendin e tyre.
Disa përdorues, të tillë si Reza Araby, madje monitoruan lëvizjen e avionëve presidencialë në kohë reale nëpërmjet faqes së internetit të fluturimit “Flightradar24”, duke postuar përditësime të vazhdueshme mbi vendndodhjen e avionit.
هم اینک #هواپیمای #پوتین بر روی رادار pic.twitter.com/ix5T26TTYi
— Reza Araby (@reza_araby) November 1, 2017
Të tjerë, si Miladadham, u përqëndruan më shumë në takimet e Presidentit me udhëheqësit iranianë, duke i krahasuar ato me takimet e tij me Donald Trump dhe Barack Obaman. Përdoruesi bëri një kolazh të takimeve dhe vuri në dukje “zotërimin e përdorimit të një gjuhe të trupit” nga Vladimir Putin.
️ ولادیمیر #پوتین در میان دولتمردان جهان به رعایت ریزترین نکات “زبان بدن” معروف است! pic.twitter.com/F34Kpvs9x8
— Miladadham (@miladadham) November 2, 2017
Megjithatë, ajo që kapi vëmendjen e përdoruesve të Tëitter ishte apologjia e udhëheqësit rus për shqetësimet e shkaktuara nga vetura e tij presidenciale dhe bllokimet e trafikut që duket se u krijuan në rrugët e Teheranit, raporton “Sputnik International”, transmeton Periskopi.
بالاخره یک مقام رسمی از مردم تهران بخاطر ترافیک دیپلماتیک عذرخواهی کرد@Rouhani_ir رییسجمهور خودمون از قدردانی پوتین از مردم تهران خندهش گرفت pic.twitter.com/FYMjvwlVmv
— پیام پرهیز (@parhiz) November 2, 2017
Vladimir Putin vlerësoi banorët e Teheranit për durimin që ata treguan gjatë lëvizjeve të tyre rreth qytetit. Parhiz ka postuar një fragment video nga konferenca e përbashkët e shtypit e presidentëve të Rusisë, Iranit dhe Azerbajxhanit.
“Ne pamë sa e vështirë ishte kjo, por shpresoj që puna jonë sot nuk ishte e vetme,” tha Vladimir Putin.
Vladimir Putin erdhi në Iran për bisedime trepalëshe me presidentin iranian Hassan Rouhani dhe udhëheqësin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev për të diskutuar tema të tilla si negocimi i një statusi ligjor të Detit Kaspik, i cili kufizohet nga të tre vendet si dhe çështjet e stabilitetit rajonal dhe siguria./Periskopi/












