Publikohen mesazhet e zyrtarëve të PDK’së, kështu e përgatisnin humbjen e Shpend Ahmetit (Foto)

Publikohen mesazhet e zyrtarëve të PDK’së, kështu e përgatisnin humbjen e Shpend Ahmetit (Foto)

PDK-ja e cila gjatë kohëve të fundit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale ka thënë se në zgjedhjet e vitit 2013 e ka përkrahur Shpend Ahmetin kundër Isa Mustafës, gjë që sipas tyre edhe ka sjellë fitoren e Ahmetit,  në këto zgjedhje ka ndryshuar qasje. Insajderi ka siguruar një dëshmi të një grup bisede të […]

Insajderi ka siguruar një dëshmi të një grup bisede të emëruar “Kryetarët e Nëndegëve…” në platformën komunikuese në telefon “Viber” në të cilën janë sipas të gjitha gjasave të gjithë kryetarët e degës së PDK-së në Prishtinë, ka qenë sot i zënë me një angazhim.

Kur kishin mbetur edhe dy orë nga mbyllja e vendvotimeve, në orën 17:13, Bujar Cakolli që është edhe Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prishtinë, i shkruan të tjerëve në këtë bisedë që të angazhohen sa më shumë për të dalë në votime kundër Shpend Ahmetit.

“Të nderuar, ju lutem që edhe këto dy orë me dhan maksimumin të gjithë për me rrëzu Shpendin edhe VV”, shkruan Cakolli.

Cakolli që është emëruar me 7 nëntor zëvendësministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, i mobilizon kryetarët e nëndegëve për të dalë në votime kundër Ahmetit dhe ta votojnë Abrashin.

Krejt kjo pasi Cakolli kishte marrë një informatë shqetësuese për të.

“Sipas sondazheve të exit polleve derinë ora 16:00 Shpendi është tu pri dikun me rreth 1500 vota. Këto dy orë duhet me ba maksimumin edhe me rrëzu”, përfundon mesazhi i Cakollit, raporton Insajderi.

E këtij mesazhi i përgjigjet menjëherë Amir Gashi kryetar i një nëndege të PDK-së në Prishtinë.

“Qa kena mundësi se lam pa e ba Bujar”, i shkruan Gashi. Edhe Gashi ka një pozitë të rëndësishme. Ai u emërua në pozitën e Kryesues të Bordit të Drejtorëve të KUP “Prishtina” sh.a me vendim të qeverisë së Republikës së Kosovës në mbledhjen e saj të 56 ne datën 30.10.2015.

E biseda mes Cakollit dhe Gashit vazhdon me mobilizimin e Cakollit.

“E kemi mundësinë historike për…’, thuhet në fund të mesazhit.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?