Presidenti i Zimbabwe refuzon të dorëhiqet

Presidenti i Zimbabwe, Robert Mugabe ka refuzuar që të lëshoj postin e tij menjëherë, edhe pse thirrjet për dorëheqje janë duke u rritur. 93 vjeçari është duke u mbajtur nën arrest shtëpiak pasi ushtria ka marrë kontrollin e këtij vendi që nga e mërkura, me qëllim që të ndërrojnë udhëheqësin. Nga ushtria është bërë e […]
Presidenti i Zimbabwe, Robert Mugabe ka refuzuar që të lëshoj postin e tij menjëherë, edhe pse thirrjet për dorëheqje janë duke u rritur.
93 vjeçari është duke u mbajtur nën arrest shtëpiak pasi ushtria ka marrë kontrollin e këtij vendi që nga e mërkura, me qëllim që të ndërrojnë udhëheqësin.
Nga ushtria është bërë e ditur që janë duke diskutuar me Mugabe dhe se kanë arritur progres në targetimin e kriminelëve përreth Mugabe-s.
Gjithashtu është raportuar që disa zyrtarë të lartë janë arrestuar që nga e mërkura.
Ky veprim ushtarak vjen pasi presidenti Mugabe e ka shkarkuar zëvendësin e tij Emmerson Mnangagwa, në mënyrë që të trasoj rrugën që zonja e parë Grace Mugabe të marrë postin e tij.
Ndryshe presidenti Mugabe, 93 vjeçar, është në krye të Zimbabwe që kur ky vend u pavarësua nga Britania më 1980.












