Policia paralajmëron dënime për shoferët që s’i kanë pajisjet dimërore

Policia ka filluar aksionin për t’i kontrolluar shoferët se a janë përgatitur për fillimin e sezonit dimëror. Sot, njësiti për kontrollimin e shoferëve nëpër autostrada nuk shqiptoi gjoba. Por, bëri të ditur se nga nesër (e enjte, 16 nëntor) do të fillojnë dënimet. Me ardhjen e stinës së dimrit, rrezikshmëria në komunikacion rritet, andaj policia […]

Sot, njësiti për kontrollimin e shoferëve nëpër autostrada nuk shqiptoi gjoba. Por, bëri të ditur se nga nesër (e enjte, 16 nëntor) do të fillojnë dënimet.

Me ardhjen e stinës së dimrit, rrezikshmëria në komunikacion rritet, andaj policia apeloi te qytetarët të jenë më të kujdesshëm dhe të përgatitur me pajisjet e nevojshme dimërore.

“Një pjesë jo e madhe nuk e dinë se sot ka filluar sezoni dimëror. Por, ne kemi marrë një aksion edhe sot, edhe ditëve paraprake, për informim të qytetarëve, dhe të vetëdijesimit të tyre se prej të 15-tit fillon sezoni dimëror, dhe mjetet e tyre duhet të jenë të pajisura me pajisje dimërore, në mënyrë që të parandalohen aksidentet”, ka thënë për transmetuesin publik Argjend Gashi, toger në njësitin për kontroll në autostrada.

Sipas këtij të fundit, pajisjet dimërore për automjetet e udhëtarëve dhe mjetet transportuese deri në 3.5 tonë janë pneumatikët e dimrit në të gjitha rrotat.

E, në mungesë të pneumatikëve të dimrit, automjetet e sipërpërmendura duhet t’i kenë pneumatikët verorë me thellësi minimale të sipërfaqes shkelëse prej 4 milimetrash, me zinxhirët e dëborës që vendosen në rrota tërheqëse.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?