Policia gati për balotazh, ky është plani operativ

Policia e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme policore për ditën e zgjedhjeve që do të mbahen këtë të dielë. Si për çdo zgjedhje, policia e Kosovës ka hartuar një plan operativ për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor me qëllim ofrimin e sigurisë. Këto detaje i ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Daut […]
Si për çdo zgjedhje, policia e Kosovës ka hartuar një plan operativ për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor me qëllim ofrimin e sigurisë.
Këto detaje i ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
”Policia e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme policore me qëllim të ofrimit të sigurisë publike dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor. Sipas planifikimeve me urdhër operativ do të angazhohen një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës. Planifikimi operativ ka paraparë implementimin dhe realizimin e operacionit policor, si dhe garantimin e sigurisë gjatë gjithë procesit zgjedhor deri në përfundim” thuhet në përgjigjen e tij.
Të dielën do të mbahet gara zgjedhore në komunat të cilat kanë shkuar në balotazh, ku qytetarët edhe njëherë do të vendosin për fatin e komunave të tyre, shkruan Indeksonline.












