Polici i akuzuar për prostitucion largoi me dhunë familjarët e aktivistëve nga gjykata (Foto)

Polici i akuzuar për prostitucion largoi me dhunë familjarët e aktivistëve nga gjykata (Foto)

Togeri i Policisë së Kosovës, Saim Januzi në vitin 2015 ishte suspenduar për një sulm ndaj fotoreporterëve të disa gazetave në vend. Madje akuzohej edhe për marrje me prostitucion dhe vjedhjen e 1.3 milionë eurove në Barcelonë. Përkundër këtyre akuzave ndaj një polici, ai në seancën e 17 nëntorit të këtij viti, ku u shpall […]

Përkundër këtyre akuzave ndaj një polici, ai në seancën e 17 nëntorit të këtij viti, ku u shpall aktgjykimi ndaj katër aktivistëve të Vetëvendosjes, është parë i pranishëm në sallë. I veshur në uniformë policore, shihej se si e mbante rendin aty. Madje ishte ai që  largoi me dhunë familjarët e aktivistëve të cilët reaguan ashpër pas vendimit  të gjykatës për t’i dënuar, raporton Periskopi.

Saim Januzi në vitin 2016 ishte arrestuar si i dyshuar për trafikim me njerëz dhe prostitucion. Në atë kohë ishte raportuar se bëhet fjalë për të njëjtin person i cili në vitin 2015 keqtrajtoi  fotoreporteret e “Kohës Ditore” dhe portalit “Indeksonline”, gjatë kohës sa ata ishin duke fotografuar në një ndeshje sportive.

Më saktësisht ngjarja kishte ndodhur në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë ku këta fotoreporter ishin penguar gjatë punës së tyre.

Portali Infokusi kishte shkruar se po i njëjti pjesëtar i Policisë së Kosovës, ishte i dyshuar për një vjedhje milionëshe në një hotel në Barcelonë, e cila kishte ndodhur në korrik të vitit 2009-të, ku dyshohet se bashkë me 5 persona të tjerë  kishin vjedhur stoli ari në vlerë prej 1.3 milion eurosh.

Ndryshe, Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media kishte treguar se togeri Saim Januzi i Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, ishte suspenduar nga detyra për dyzet e tetë (48 orë), me vendim të Drejtorit Rajonal të Policisë së Kosovës në Mitrovicë./Periskopi/

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?