Personi që e bëri votën publike në Milloshevë, i shpëton dënimit

Personi që e bëri votën publike në Milloshevë, i shpëton dënimit

Procesi i zgjedhjeve të raundit të dytë respektivisht balotazhit në Kosovë është duke u zhvilluar në gjithsej 19 komuna në Kosovë. Deri më tani procesi i tyre kryesisht ka shkuar në mënyrë të rregullt. Lidhur me këtë, janë deklaruar edhe organet e drejtësisë në vend. Pas raportimit se në komunën e Prishtinës procesi i  zgjedhjeve […]

Procesi i zgjedhjeve të raundit të dytë respektivisht balotazhit në Kosovë është duke u zhvilluar në gjithsej 19 komuna në Kosovë. Deri më tani procesi i tyre kryesisht ka shkuar në mënyrë të rregullt.

Lidhur me këtë, janë deklaruar edhe organet e drejtësisë në vend.

Pas raportimit se në komunën e Prishtinës procesi i  zgjedhjeve ishte i qetë. Njëjtë po del të jetë edhe ajo e Obiliqit përveçse me një rast të vogël që ka ndodhur deri më tani.

Prokurori kujdestar që është angazhuar të monitorojë këtë komunë, Ibrahim Fejza ka folur për ‘Indeksonline’ duke treguar gjendjen momentale të kësaj komune.

Ai ka thënë se vlen të theksohet se ka ndodhur një rast i vogël, ku një qytetarë ka bërë publike votën e tij në një vend votim.

Sipas Fejzas, ky person nuk do të dënohet, pasi që kjo nuk përbën me vepër penale sipas Kodit Penal të Republikës.

“Prej mëngjesi deri më tani çdo gjë është në rregull, përveç një rasti pasi që është në priting qetash, komandanti i Obiliqit me koleg të vet sa të kthehet prej pritingu kena me marrë një informatë që në Milloshevë në një vend votim një person porsa e ka marrë fletëvotimin e ka votu nuk është shku në kabinë  aty dhe e ka bërë publike.

Ndërsa ne e kemi konsultuar ligjin dhe e kemi këqyr nenin 213 paragrafin 1 të komentuarit pikën 3 ku thuhet se: Nuk konsiderohet se ekziston vepra penale për fshehtësin e fletë votimit, në qoftë se personi vet e zbulon se për kënd ka votu.  D.m.th, kjo informatë është se ka ndodhë  pra konsiderohet se është e drejtë e tij e lirë por nuk është edhe gjest i mirë dhe sa për informim nuk është vepër penale sipas Kodit Penal të Republikës , përndryshe deri më tani super është shkuar procesi nuk kemi kurrfarë  problem”, ka thënë Fejza.

Ndryshe, qytetarët po vazhdojnë që të votojnë në këto komuna të Kosovës, ku dalja e tyre në votim sipas KQZ-së është 10.7 për qind.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?