Përmbytja shkatërruese në Greqi: Emigrantët kërkojnë ndihmë nga Shqipëria

Përmbytja shkatërruese në Greqi: Emigrantët kërkojnë ndihmë nga Shqipëria

Kanë mjaftuar vetëm pak minuta, që të humbin çdo gjë kishin krijuar në 27 vite, e tashmë do të fillojnë jetën e tyre nga fillimi. Tragjedia e ndodhur në Mandra të Athinës goditi edhe familjet shqiptare që jetojnë në këtë zonë. Plot 19 janë të vdekurit deri tani dhe një i humbur. Mes tyre edhe […]

Kanë mjaftuar vetëm pak minuta, që të humbin çdo gjë kishin krijuar në 27 vite, e tashmë do të fillojnë jetën e tyre nga fillimi. Tragjedia e ndodhur në Mandra të Athinës goditi edhe familjet shqiptare që jetojnë në këtë zonë.

Plot 19 janë të vdekurit deri tani dhe një i humbur. Mes tyre edhe Petro Koleci, nga Saranda. Trupi i të riut është gjetur mes shkatërrimeve të përmbytjes, me ndihmën e qenve të repartit zjarrfikës.

Shiu ka pushuar në Mandra, por situata është kaotike. Qindra godina të dëmtuara, mijëra njerëz që humbën mundin e një jete të tërë, shkolla e fabrika të përmbytura, automjete të flakura tej sikur të ishin lodra, e mes tyre trupa të pajetë që ende vazhdojnë gjenden në det. Kjo është pamja që shihet në këtë zonë.

Më shumë se 2.000 familje gjenden në kushte të vështira, në qiell të hapur dhe pothuajse pa asnjë ndihmë nga shteti. Tragjedia ka goditur rreth 30 familje emigrantësh shqiptarë, të cilët – veçse kanë humbur çdo gjë, – tashmë përballen me shumë vështirësi për të mbijetuar.

Stefan Bono tregon momentet e tmerrit, kur mëngjesin e së mërkurës ndieu një tronditje të fortë dhe pa sesi një rrjedhë e furishme uji dhe balte i rrëmbyen makinën dhe përmbytën katin e parë të banesës.

“U shqye porta, na mori uji e na përplasi në mur, e më pas te frigoriferi teksa vinim rrotur mes ujit. Për fat të mirë që ishte nusja ime prapa dhe na kapi të dyve, edhe mua, edhe djalin, se do të kishim dalë nga porta për në det. Jam i gjithi i nxirë nga goditjet, vinin tulla e blloqe”, rrëfen Stefan Bono.

Mes lotëve, Violeta Bono thotë se tashmë humbi çdo gjë kishte, por është e kënaqur që e gjithë familja e saj është shëndoshë e mirë. Ajo thotë se askush nuk iu ka ardhur në ndihmë, madje familja përballet me racizmin e autoriteteve dhe kërkon ndihmën e shtetit amë.

“Ndihmë duam nga shteti ynë, sepse këta nuk interesohen fare për neve. Këta janë racistë, nuk na japin as çizme të veshim. Hyni brenda, por unë nuk kam se me çfarë të ha bukë sot. Askush nuk do t’ia dijë”, shprehet Violeta Bono.

Përparim Hasaj humbi çdo gjë kishte mundur të krijojë me mund gjatë këtyre viteve në mërgim. Fatmirësisht mundi të shpëtojë fëmijët dhe gruan e tij, falë ndihmës së fqinjit, i cili tërhoqi fëmijët në katin e parë. Edhe Përparimi i bën apel qeverisë shqiptare që t’i ndihmojë, pasi sipas tij askush nuk do t’i ndihmojë në Greqi.

“Vetëm shqiptarët kanë qenë pranë nesh”, thotë ai. Por pavarësisht fatkeqësisë, të bindur se jeta vazhdon, ata thonë se do ta përballojnë edhe këtë vështirësi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?