Pas dorëheqjes dhe akuzave të gjyqtarit Simmons, reagon EULEX’i

Pas dorëheqjes dhe akuzave të gjyqtarit Simmons, reagon EULEX’i

EULEX ka reaguar përmes një komunikate për media për rastin e gjyqtarit të tyre, Malcolm Simmons, i cili ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, duke hedhur akuza të rënda për korrupsion brenda EULEX’it. EULEX thotë se gjyqtari Simmons, përgjatë vitit të kaluar ka qenë nën hetime, pasi ka pasur pretendime të rënda kundër tij. EULEX […]

EULEX ka reaguar përmes një komunikate për media për rastin e gjyqtarit të tyre, Malcolm Simmons, i cili ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, duke hedhur akuza të rënda për korrupsion brenda EULEX’it. EULEX thotë se gjyqtari Simmons, përgjatë vitit të kaluar ka qenë nën hetime, pasi ka pasur pretendime të rënda kundër tij.

EULEX ka deklaruare se përgjatë vitit të kaluar, Malcolm Simmons ka qenë objekt i disa hetimeve të pavarura në lidhje me disa pretendime të rënda kundër tij. EULEX thotë se këto hetime janë duke u bërë nga një ekip, i cili është krijuar dhe që ndodhet në Bruksel, i kryesuar nga një ish-gjyqtar i Gjykatës Europiane të Drejtësisë.

“Këto pretendime janë në faza të ndryshme të hetimeve, kurse disa prej tyre janë dërguar në një Bord Disiplinor dhe tani janë në pritje të vendimit të këtij Bordi. Të tjerat janë në vijim e sipër”, thotë EULEX.

Gazeta Express ka dërguar pyetje në Zyrën për Informim të EULEX në paraditen e së enjtes dhe të njëjtit kanë kthyer përgjigje me anë të një komunikate për media.

Në një intervistë të publikuar në median franceze “Le Monde”, gjyqtari Simmons ka thënë se EULEX-i donte ta shkatërronte një pjesë të klasës politike kosovare, siç ishte Fatmir Limaj (ish-komandanti i UÇK-së). Tutje ai ka vazhduar duke thënë se EULEX nuk është misioni i promovimit të sundimit të ligjit, por është mision politik.

Për këto akuza që i ka lëshuar gjyqtari Simmons, EULEX ka thënë se pretendimet e paraqitura nga gjyqtari janë trajtuar me seriozitetin e njëjtë dhe, po ashtu, kanë rezultuar me hetime që janë në proces dhe duke u zhvilluar në të njëjtën mënyrë sikur edhe ato kundër tij.

EULEX gjithashtu thotë se nga Simmons është kërkuar që t’i paraqesë të gjitha provat që i posedon në mbështetje të pretendimeve të tij, “por – për fat të keq – ai këtë nuk e ka bërë”, thotë misioni i BE’së.

“BE-ja dhe EULEX-i zbatojnë politikë të zero-tolerancës për sjellje të papërshtatshme dhe keq bërje, ndërsa të gjithë pjesëtarët e Misionit janë përgjegjës për veprimet e tyre. Prandaj, të gjitha pretendimet e paraqitura së fundmi nga z. Simmons janë trajtuar me seriozitetin e njëjtë dhe, po ashtu, kanë rezultuar me hetime që janë në proces dhe duke u zhvilluar në të njëjtën mënyrë sikur edhe ato kundër tij, do të thotë në përputhje me kornizën e aplikueshme, Kodin e Sjelljes dhe Disiplinës për Misionet civile të PPSM të miratuara nga Këshilli në qershor 2016. Nga z. Simmons është kërkuar që t’i paraqesë të gjitha provat që i posedon në mbështetje të pretendimeve të tij, por – për fat të keq – ai këtë nuk e ka bërë ende”, thuhet në njoftimin e EULEX.

Krejt në fund të përgjigjeve të tyre, EULEX thotë se nuk e paragjykon epilogun e hetimeve të tanishme dhe i mirëpret përfundimet e tyre të cilat  përshtatshmërish do të bëhen publike.

“EULEX-i dëshiron të theksoj se është Mision i Sundimit të Ligjit me mandat të asistojë autoritetet vendore”, thuhet në njoftim.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?