Palokaj: Haga nuk e ka bërë Sërbinë që të përballet me ‘të kaluarën e errët’

Palokaj: Haga nuk e ka bërë Sërbinë që të përballet me ‘të kaluarën e errët’

Gazetari Augustin Palokaj ka bërë një shkrim në lidhje me efektet që pati Tribunali i Hagës në këto 25 vite ekzistencë. Palokaj tregon se ky tribunal do të mbyllet pas një muaji, me verdiktin që do t’i jepet rastit të Ratko Mlladiqit. Sipas tij, Sërbia ka mbetur e pandryshuar nga puna që ka bërë ky […]

Gazetari Augustin Palokaj ka bërë një shkrim në lidhje me efektet që pati Tribunali i Hagës në këto 25 vite ekzistencë. Palokaj tregon se ky tribunal do të mbyllet pas një muaji, me verdiktin që do t’i jepet rastit të Ratko Mlladiqit.

Sipas tij, Sërbia ka mbetur e pandryshuar nga puna që ka bërë ky tribunal – duke qenë e paaftë të merrej me ‘të kaluarën e saj të errët’. Madje, thekson ai, qytetarët serb e kanë parë tribunalin si ‘anti-serb’ dhe kriminelët e luftës i mbajnë ende si heronj.

Edhe Kosova ka pasur dy raste të mëdha në këtë tribunal, ndaj Fatmir Limajt dhe ndaj Ramush Haradinajt – të cilët ishin shpallur të pafajshëm. Ndoshta do të ishte mirë sikur të analizohej edhe kjo pjesë – me theks të veçantë në këto procese, dhe në bashkëpunimin që e ofroi shoqëria jonë ndaj këtij tribunali. Çështja e dëshmitarëve, është një simptomë e qartë se megjithatë, as në shoqërinë tonë gjërat nuk kanë shkuar aq mirë.

Por, sidoqoftë Sërbia nuk e ka pranuar rolin e agresorit – siç shkruan gazetari në fjalë – dhe këtu qëndron dështimi i këtij tribunali.

Lexo shkrimin e plotë:

http://www.koha.net/veshtrime/57407/efekti-i-tribunalit-te-hages-per-krime-lufte-ne-ish-jugosllavi/

Të fundit
Të ngjashme