Pakënaqësitë e Kosovës me kriteret e BE-së

Pakënaqësitë e Kosovës me kriteret e BE-së

Pakënaqësitë në rritje të përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës me qasjen e Bashkimit Evropian, nuk nënkuptojnë largimin nga përcaktimi për integrimin e Kosovës në BE, thonë deputetë dhe njohës të integrimeve. Vënia e ratifikimit të Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi si kusht të pazëvendësueshëm për heqjen e vizave, në Prishtinë vazhdon […]

Vënia e ratifikimit të Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi si kusht të pazëvendësueshëm për heqjen e vizave, në Prishtinë vazhdon të shihet si një padrejtësi që i është bërë Prishtinës nga ana e Brukselit.

Të premten, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pritet që të diskutojë me zyrtarët e lartë të BE-së, në Bruksel perspektiven evropiane të Kosovës, zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe çështjen e kushtëzimit të Demarkacionit dhe liberalizimit të vizave.

Kryetarja e Komisionit parlamentar për Integrime Evropiane, Blerta Deliu-Kodra, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se Kosova ka perspektivë evropiane dhe se procesi i integrimit në Bashkimin Evropian, është një prej synimeve të institucioneve të vendit.

“Mendoj që Kosova po kalon nëpër një proces dhe po ecë nëpër rrugë në të cilat shumë shtete kanë kaluar”, tha Deliu-Kodra.

Sipas saj, Bashkimi Evropian nuk do të lejojë që të ketë përsëritje të gabimeve që kanë ndodhur me shtetet e tjera.

“Prandaj nuk e them që janë raporte të këqija me BE-në. Ne kemi takime të vazhdueshme, kemi konsultime të vazhdueshme nga të gjithë akterët politikë, por që fokusi duhet të jetë tek kryerja e obligimeve “, tha Deliu-Kodra.

Ajo tha po ashtu se Kosova e ka një agjendë të përcaktuar nga BE-ja dhe obligime duhet të përmbushen.

Ndërkaq, Fatmire Kollçaku, anëtare e Komisionit parlamentar për Integrime, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, thotë së mosluftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar kanë bërë që Bashkimi Evropian të ketë kritika për Kosovës dhe institucionet e saj.

“Bashkimi Evropian duhet që t’i qaset më me seriozitet Kosovës, edhe në kuptimin e asaj që mos të e lë anash proceseve sepse kjo mandej me të vërtetë në një periudhë afatgjate mund të na sjell dëme”, tha Kollçaku.

“Pala kosovare, lëshimet e pushtetarëve, joserioziteti nuk kanë dhënë prova të bindshme që po e luftojnë krimin dhe korrupsionin, krimin e organizuar, edhe normal që pastaj në raportet me BE-në, kjo na ka dëmtuar dhe nuk është vetëm procesi i Demarkacionit”, tha Kollçaku.

Kollçaku thotë se pavarësisht mospërmbushjes se disa kushteve nga ana e Kosovës, nuk ka lëkundje të raporteve ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

“Raporte me BE-në nuk do të kisha thënë se janë të acaruara. Unë mundem të them që vullneti duhet të ekzistojë te dy palët, edhe nga pala kosovare edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë që janë te ne, sidomos të BE-së, ngase synimi ynë është që të jemi pjesë e BE-së”, tha Kollçaku.

Në anën tjetër, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vazhdon të mbajë një kurs mjaft të ashpër të retorikës politike karshi qasjes së Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, në veçanti ndaj kushtëzimit të liberalizimit të vizave dhe proceseve integruese.

Presidenti Thaçi ka kritikuar Komisionin Evropian, duke e cilësuar si të padrejtë vendosjen e kushtit të ratifikimit të Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Sipas tij, një qasje e tillë e Brukselit, ndikon në luhatjen e besimit që qytetarët e Kosovës e kanë në Komisionin Evropian.

Emrush Ujkani, profesor i së Drejtës Evropiane në Universitetin e Prishtinës, tha për Radion Evropa e Lirë se në rrafshin e përgjithshëm, pavarësisht kritikave të Kosovës drejt BE-së, nuk mund të ketë luhatje të marrëdhënieve.

“Dua të besoj se në aspektin e përgjithshëm këto nuk arrijnë ta cenojnë, do të thotë atë që është synim i Kosovës, dhe në të njëjtën kohë nuk e besoj që kanë arritur t’i zbehin raportet midis Kosovës dhe BE-së”.

“Kjo për faktin se vetë BE-ja është e vetëdijshme se kosovarët në njëfarë forme janë peng – nëse po flasim për çështjen e liberalizimit të vizave”, u shpreh Ujkani.

Për më tepër, profesori Ujkani thotë se Kosova është faktor i rëndësishme në Ballkan, por duke u nisur nga kërkesat për heqjen e kushtit të Demarkacionit për liberalizimin e vizave, ai thotë se Prishtina megjithatë nuk mund të ketë ndikim në kriteret e vëna tashmë nga ana e BE-së.

Sidoqoftë, mbetet që të priten rezultatet e takimeve që kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj mund t’i ketë në takimet e radhës në Bruksel (të premten) me Komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?