Pacolli i mohon lajmet e rreme për prishje të koalicionit: Këto janë ethe të humbësve

Asistenti i ish-kryeministrit dhe kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa, Ardi Kika ka shpërndarë sot, në ditën e zgjedhjeve një lajm, në të cilin thuhet se Vetëvendosje dhe AKR-ja kanë prishur koalicionin në Prishtinë. Më pas, të njëjtin lajm ai e ka fshirë nga profili i tij – raporton Periskopi. Periskopi ka arritur të mësojë se […]
Periskopi ka arritur të mësojë se këtë lajm anëtarëve të LDK’së ua ka dërguar për shpërndarje asambleisti i kësaj parti në Prishtinë, ish-këshilltari i Mustafës, Sokol Havolli.
Po ashtu, Periskopi ka arritur të sigurojë mesazhin që Havolli ua ka dërguar disa prej antarëve të LDK’së.
Se prishja e koalicionit mes Vetëvendosjes e AKR’së në Prishtinë është lajm i rremë, për Periskopin e ka konfirmuar edhe Selim Pacolli.
Ai ka quajtur ethe të humbjes nga kundërshtarët, raportimet e rreme për prishje të koalicionit.
“Këto janë ethe të humbjes. Këta po e ndjejnë humbjen dhe si të tillë po përhapin lajme të rreme. Bashkimi ynë me Vetëvendosjen nuk do të vazhdojë vetëm në katër vitet e ardhshme, por shumë gjatë. Nuk ka të vërtetë për prishjen e koalicionit, as që po flitet për një gjë të tillë”, tha Pacolli për Periskopin./Periskopi













