Operacioni i rrallë: Mjekët i hapin kokën për t’i hequr tumorin, pacienti i bie klarinetës

Operacioni i rrallë: Mjekët i hapin kokën për t’i hequr tumorin, pacienti i bie klarinetës

Ndërhyrje kirurgjikale për tumor në tru, i pari i kryer në këtë mënyrë në Itali, në Spitalin S.Anna në Ferrara. Pacienti, në muajin shtator u operua zgjuar, ndërsa luante klarinetë, në gjendje vigjilente dhe bashkëpunues”. Reparti i Neurokirurgjisë i drejtuar nga Michele Alessandro Cavallo, është një pikë referimi ndërkombëtare për ndërhyrjet që bëhen me pacientë […]

Reparti i Neurokirurgjisë i drejtuar nga Michele Alessandro Cavallo, është një pikë referimi ndërkombëtare për ndërhyrjet që bëhen me pacientë zgjuar dhe jo me anestezi.

Në rastet e tumoreve në kokë qëllimi neurokirurgjik është i dyfishtë: largimi më i madh i masës që është e mundur dhe minimizimi i dëmtimeve të mundshme të funksioneve cerebrale të shkaktuara nga operacion.

Ka mjete për të monitoruar funksionet motorike, por jo të ndjeshmet, dhe ndërhyrja mund të kryhet me kirurgji zgjuar me monitorimin intraoperator të funksionit motorik falë regjistrimit të “sinjaleve elektrike” nga ana e neurofiziologëve.

Fakti që pacienti është një muzikant profesionist ka krijuar mundësitë për të tentuar ruajtjen, me rezultate pozitive edhe të ndjeshmërisë. Pacienti, që vjen nga një rajon tjetër, në verë kishte kaluar një krizë të papritur epilepsie.

Kontrollet konfirmuan se shkaku ishte një tumor që ndodhej në zonën e djathtë të ndjeshme të trurit, e njëjta zonë nga e cila vjen perceptimi i ndjeshmërisë së dorës dhe krahut të majtë, shkruan La repubblica.

Pacienti luan në klarinetë, instrument që kërkon lëvizje të shpejta, precize dhe  pothuajse automatike të gishtërinjve (veprimi i një muzikanti gjithmonë përcaktohet dhe modulohet nga perceptimi i komponentëve të instrumentit, të tilla si kordat për kitarën, çelësat për pianon, vrima dhe çelësat për klarinetin).

Pra, për herë të parë në Itali, me propozimin e neurokirurgut Pasquale De Bonis dhe Drejtorit të Neurokirurgjisë, Michele Alessandro Cavallo, u vendos që të ndërhyhej duke hequr neoplazinë ndërsa pacienti – disponueshmëria e të cilit ishte thelbësore – luante në klarinetë. Duke stimuluar në fazat operative zona cerebrale specifike, janë shkaktuar çrregullime komplekse shqisore.

I njëjti pacient mundi të tregonte se ai nuk ishte në gjendje të drejtonte gishtat e dorës së tij të majtë, për ndryshimin kalimtar të ndjeshmërisë, transmeton BW.

Gabimet në luajtjen e këngëve bënë të mundur që mjekët neurokirurgë të vijonin operacionin me ‘hartë de kufij’ duke shmangur edhe rrezikun më minimal të dëmeve.

Ndërhyrja ka zgjatur katër orë, gjysma e të cilave me pacientin zgjuar. Imazhet e rezonancës magnetike pas operacionit treguan heqjen optimale të neoplazmës.

Pacienti, që la spitalin pas disa ditësh, iu ka dërguar ditët e fundit mjekëve të Repartit të cilët e operuan një video ku tregon se ai luan me perfeksion disa pjesë të muzikës klasike.

Të ngjashme
Krijesa e çuditshme që ‘shkëlqen në errësirë’, fotografohet në Australi për herë të parë

Krijesa e çuditshme që ‘shkëlqen në errësirë’, fotografohet në Australi për herë të parë

Cilat janë mënyrat sekrete se si qentë komunikojnë me pronarët e tyre?

Cilat janë mënyrat sekrete se si qentë komunikojnë me pronarët e tyre?

Testamenti i pazakontë i një biznesmeni: Pas vdekjes time, hidhni dollarë nga qielli

Testamenti i pazakontë i një biznesmeni: Pas vdekjes time, hidhni dollarë nga qielli

Nexhmedin Spahiu: Ismail Qemaili e ka çu, Isa Boletini e ka puthë (VIDEO)

Nexhmedin Spahiu: Ismail Qemaili e ka çu, Isa Boletini e ka puthë (VIDEO)

Pordhi në aeroplan, pasagjeri detyrohet të largohet nga fluturimi

Pordhi në aeroplan, pasagjeri detyrohet të largohet nga fluturimi

Përplasja e Big-ave: Bigu i Shqipërisë i mëshon Bigut të Kosovës

Përplasja e Big-ave: Bigu i Shqipërisë i mëshon Bigut të Kosovës

Ermal Panduri shkel Kushtetutën: Vjen me urim të guximshëm për 28 Nëntorin

Ermal Panduri shkel Kushtetutën: Vjen me urim të guximshëm për 28 Nëntorin

Kishku dhe buallica në qendër të Prishtinës: Pamje prekëse për gjeneratat e viteve 90’të 😛

Kishku dhe buallica në qendër të Prishtinës: Pamje prekëse për gjeneratat e viteve 90’të 😛

E pazakontë! Qeni futet për të ngrënë suxhuk brenda një marketi në Ferizaj

E pazakontë! Qeni futet për të ngrënë suxhuk brenda një marketi në Ferizaj

Për shkak të vapës, moderatori austriak lag veten live

Për shkak të vapës, moderatori austriak lag veten live

Jepini një puthje sepse sot është Dita Botërore e Puthjes

Jepini një puthje sepse sot është Dita Botërore e Puthjes

Kryeministri Kurti përdorues i dobët i telefonit: Video nga kerri e dëshmon këtë

Kryeministri Kurti përdorues i dobët i telefonit: Video nga kerri e dëshmon këtë

“Isha i uritur, nuk kisha ngrënë mëngjes”, vizitori i muzeut ha bananen e ekspozuar si pjesë e instilacionit artistik

“Isha i uritur, nuk kisha ngrënë mëngjes”, vizitori i muzeut ha bananen e ekspozuar si pjesë e instilacionit artistik