Një vit para daljes në pension, kjo i ndodhi mësuesit nga Shqipëria

Një vit para daljes në pension, kjo i ndodhi mësuesit nga Shqipëria

Kryeministri Edi Rama disa herë ka deklaruar si prioritet arsimin profesional. Por në Kavajë, shkolla e mesme profesionale “26 Marsi” po bjerret. Vetëm ditët e fundit janë larguar 4 mësues, me justifikimin se nuk kishte orë mësimi për ta. Mes arsimtarëve të larguar është dhe Sefer Hoxhalli, një mësues fizike model, i cili për një […]

Kryeministri Edi Rama disa herë ka deklaruar si prioritet arsimin profesional.

Por në Kavajë, shkolla e mesme profesionale “26 Marsi” po bjerret. Vetëm ditët e fundit janë larguar 4 mësues, me justifikimin se nuk kishte orë mësimi për ta.

Mes arsimtarëve të larguar është dhe Sefer Hoxhalli, një mësues fizike model, i cili për një vit mbush moshën e pensionit. Drejtori i shkollës, Bledar Teferiçi thotë se për shkurtimet ka udhëzime nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe ajo e Arsimit, por nuk u tregon asnjë dokument punonjësve.

Hoxhalli kërkon të mbushë moshën e pensionit në mësimdhënie dhe shkolla të përmirësojë cilësinë.

Gazetarja e emisionit “STOP” interviston drejtorin e shkollës e po ashtu realizon një bisedë telefonike me drejtoreshën e Zyrës Arsimore, Suela Peza.

Për mësuesin në prag pensioni, ata sugjerojnë futjen në portal, ndërsa për lëvizjet e fundit bien në kundërshtim me njëri-tjetrin, lidhur me komunikimin me ministritë përkatëse.

Emisioni “STOP” i është drejtuar Kavajës, pasi në shkollën e mesme profesionale “26 Marsi” janë evidentuar disa problematika prej vitit 2014 e deri më sot.

Në mes të sezonit shkollor 2014-2015 është mbyllur dega Teknologji – Informacioni, duke iu thënë nxënësve të ndërrojnë degë.

Gjatë viteve 2015 dhe 2016 janë larguar nga kjo shkollë 59 nxënës të vitit të parë. Në Shtator të vitit 2017 shkolla ka shtyrë datën e regjistrimeve, sepse rrezikonte që të mbyllej.

Më datë 5 Tetor 2017 drejtori Bledar Teferiçi ka njoftuar se 4 mësues do të ndërpresin marrëdhënien me këtë shkollë dhe më 16 Tetor ka dalë vendimi për largimin e tyre nga puna, me motivacionin se nuk plotësojnë normën mësimore.

“Quhem Sefer Hoxhalli, jam mësues i fizikës, i diplomuar në Universitetin e Tiranë. Prej vitit 1977 e deri më 16 Tetor 2017 kam dhënë pa ndërprerje asnjë ditë veprimtarinë time si mësues. Më 16 Tetor të këtij viti, me vendim të drejtorit të shkollës, pushohem nga puna, për arsyen se mungojnë orët. Përfytyroni një mësues, që ka dhënë 40 vjet punë, ka sakrifikuar pjesën më të madhe të tij në arsim dhe në momentin e fundit, kur mua më duhet edhe një vit për të dalë në pension, më flakën në rrugë!”

Mësuesi tregon se sipas drejtorit, vendimi për pushimin e tij nga puna ka ardhur me email nga Ministria e Arsimit, të cilën ai nuk e ka parë kurrë.

Hoxhalli kërkon që të qëndrojë edhe një vit në arsim sa të dalë në pension dhe që shkollën “26 Marsi” të investohet, pasi nuk ka kushtet për t’u quajtur shkollë profesionale.

Gazetarja e emisionit “STOP” telefonon drejtorin e shkollës “26 Marsi”, pasi nuk ndodhej në shkollë gjatë orarit zyrtar të punës.

Gazetarja – Përshëndetje, zoti Bledi! Si kalove?

Drejtori – Përshëndetje!

Gazetarja – Unë jam Odeta, gazetare nga emisioni “Stop”!

Drejtori – Po, shumë mirë!

Gazetarja – Ju nuk ndodheni sot këtu në punë, në orarin zyrtar, si qëndron problemi?

Drejtori– Unë jam në shtëpi! Hajde, po deshe takohemi këtu! Në shtëpi jam!

Gazetarja – Të marr edhe një komposto me vete? E kam seriozisht!

Drejtori – Patjetër!

Gazetarja shkon në shtëpinë e drejtorit Teferiçi për ta pyetur për largimin nga puna të mësuesit Sefer Hoxhalli, i cili ka 40 vjet eksperiencë dhe për një vit del në pension.

“Në aspektin moral, mësuesi nuk duhet të dalë pa punë, por ligji më ndalon të vazhdojë punën. Kam marrë kontakte me Zyrën Arsimore, i janë bërë shkresa të dy ministrive.”

I pyetur nga gazetarja nëse ua ka treguar mësuesve urdhëresën e largimit nga puna, drejtori u shpreh: “Patjetër!”, ndërkohë që mësuesi i fizikës e ka mohuar.

Gazetarja e emisionit “STOP” iu drejtua Zyrës Arsimore Kavajë, për të marrë informacion se çfarë masash ka marrë lidhur me fatin e 4 mësuesve të larguar.

“Në informacionin që kemi, e kuptojmë shqetësimin e tyre. Ne kemi rekomanduar që me hapjen e portalit, ato të regjistrohen për t’u rifutur në sistemin e mësuesve të Ministrisë së Arsimit”, tha specialisti i ZAK, Vangjel Moçi.

Kur gazetarja përmendi mësuesin Sefer Hoxhalli, Moçi ishte në dijeni të daljes së tij në pension për një vit dhe u shpreh: “Është totalisht alogjike. Nuk mund ta mendoj unë, që dua dhe 7 muaj të dal në pension, të jap provim në portal. Të gjithë kandidatët do thonë: ‘Qenka një gjysh që po merret në provim”.

Ai shtoi se është vendimi i drejtoreshës së ZAK, Suela Pezës, nëse do ta ndjekë këtë çështje me precedentë, ndaj gazetarja komunikon me të.

Gazetarja – Në 5 Tetor 2017 i është dhënë njoftim për pushim nga puna dhe më 16 Tetor janë pushuar 4 mësues sepse nuk ka orë.

Drejtoresha ZAK –  Drejtori ka bërë një kërkesë për punësimin e atyre mësuesve sepse ato realisht janë mësues, që janë mësues të vjetër. Tani në Dhjetor ë… është edhe portali i radhës në pjesën e klasifikimit të mësuesve që t’i nënshtrohen edhe ata, ashtu si dhe gjithë mësuesit e tjerë domethënë, pjesës së portalit!

Gazetarja – Më fal … T’i nënshtrohet portalit një profesor, i cili ka 38 vite eksperiencë pune dhe për një vit del në pension? Shkresë zyrtare i keni nisur Ministrisë së Mirëqënies Sociale apo të Arsimit?

Drejtoresha ZAK – Nuk kam pse të ashtu … sepse e kam diskutuar edhe me drejtorin. i kam marrë në konsideratë, pjesën e punësimit të mësuesve.

Gazetarja – Por problemi është … me shkresë zyrtare e keni nisur në ministri?

Drejtoresha ZAK – Jo, në ministri nuk kam nisur shkresë zyrtare.

Gazetarja – Epo atëherë, ministria nuk qenka në dijeni të këtij problemi nga ZA.

Drejtoresha ZAK- Jam në marrëveshje e sipër me Drejtorin për sistemimin e mësuesve!

Pra, drejtori i shkollës profesionale “26 Marsi” dhe drejtoresha e Zyrës Arsimore Kavajë sugjerojnë futjen në portal për mësuesin në prag pensioni, ndërsa për lëvizjet e fundit bien në kundërshtim me njëri-tjetrin, lidhur me komunikimin me ministritë përkatëse. /tvklan.al/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?