NATO: Nuk kemi “plan sekret” për Ballkanin Perëndimor

Zyrtari i lartë për Rusi dhe Ballkanin Perëndimor nga Departamenti i Diplomacisë Publike në NATO,Robert Pszczel vlerësoi sot se rajoni po ecën në drejtimin e duhur pasi të gjitha vendet duan të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. Ai tha se NATO-a nuk favorizon ndonjë vend në kurriz të të tjerëve, dhe ka shtuar se […]
Zyrtari i lartë për Rusi dhe Ballkanin Perëndimor nga Departamenti i Diplomacisë Publike në NATO,Robert Pszczel vlerësoi sot se rajoni po ecën në drejtimin e duhur pasi të gjitha vendet duan të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian.
Ai tha se NATO-a nuk favorizon ndonjë vend në kurriz të të tjerëve, dhe ka shtuar se integrimi evropian duhet të sjellë përfitime për të gjithë, transmeton Klan Kosova.
Për ne, thotë Pscel, është shumë e rëndësishme ajo që po ndodh në Ballkanin Perëndimor sa i përket sigurisë dhe integrimit evropian, sepse sipas tij “nuk mund të imagjinohet që rajoni të jetë jashtë rrjedhës së përgjithshme”.
“BE është qëllimi i dëshiruar i të gjithëve në rajon, NATO për disa, por askush nuk është i përjashtuar, ne duam që të gjithë të përfitojnë prej tij”, tha Pscel dhe kujtoi se organizata po udhëheq politikën e “dyerve të hapura” gjë që e ka konfirmuar rasti i Malit të Zi që u bë anëtar i saj.
Ai theksoi se NATO ka një agjendë pozitive për Ballkanin Perëndimor dhe se nuk ka “plane dhe ide sekrete’’.












